Kuvendi pati sot një seancë shumë të shkurtër plenare, duke respektuar ndarjen nga jeta të ish-deputetit Gerti Bogdani.
Seanca nisi me 1 minutë heshtje në nderim të ish-deputetit të Partisë Demokratike, i cili u nda nga jeta më 128 shtator në moshën 44-vjeçare për shkak të një arresti kardiak. Kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali mbajti një fjalim të shkurtër përpara deputetëve, në nderim të Bogdanit.
Më pas deputetët e opozitës u larguan nga salla për të respektuar dy ditë zie të shpallur nga Partia Demokratike.
Ndërkohë socialistët vendosën ta respektojnë dhimbjen e miqve dhe të afërmve të ish-deputetit dhe anuluan të gjitha fjalimet e gjata, duke iu dhënë fjala vetëm 4 propozuesve të 4 projektligjeve në rend dite.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Rendi i dites
Lajmi kryesor: