SHKODËR, 19 Gusht/ATSH-Gaspër MARKU/- Policia e Qarkut Shkodër nisi prodedimin penal ndaj pesë shtetasve, të cilët u kapën nga shërbimet e policisë duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.
Burime zyrtare nga kjo drejtori, bënë të ditur për ATSH-në se filloi procedimi penal në ngarkim të 4 shtetasve, nga Shkodra, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia në aksin rrugor Shkodër - Dukagjin, janë kapur duke transportuar me automjetet e tyre, secili me nga 8 metër kub lëndë drusore, për të cilat nuk kishin asnjë dokumentacion.
Ndërkohë gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia në Fshtain Breg, një tjetër shtetas është kapur duke transportuar me automjetin e tij tip kamion, një sasi prej 4 metër kub lëndë drusore, për të cilat nuk kishte asnjë dokumentacion. Ky shtetas në momentin e kontrollit nuk i është bindur shërbimeve policore për ta shoqëruar në pikën e bllokimit. Materialet në fjalë iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për hetime të mëtejshme./a.f//m.m/
/Shqiptarja.com