FUSHË KRUJË - Një 23-vjeçar u arrestua nga policia pasi u kap duke transportuar 21 emigrantë të paligjshëm.

Elson Syla, banues në Kukës u ndalua nga policia në aksin rrugor Fushë Krujë-Lezhë teksa po udhëtonte me mjetin tip "Volkswagen".

Ai ishte nisur nga Tirana drejt Kukësit e më pas me destinacion drejt vendeve të BE-së.

Sipas policisë, ai u kishte marrë 700 euro secilit për transportimin e tyre drejt shteteve europiane.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprën penale "Ndihma e paligjshme të kufijve".