VLORË- Policia e Vlorës ka vënë në pranga 33 vjeçarin Erion Mandi i cili transportonte të fshehur në makinën e tij 5 thasë me kanabis me 67 kg kanabis . Lënda narkotike po transportohej drejt qytetit bregdetar dhe u sekuestrua në afërsi të fshatit Sherishtë
 
Blutë e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative bëri të mundur në vendin e quajtur "Çezma e Thatë", kapjen në flagrancë të personit dhe automjetit me lëndë narkotike të fshehur dhe modifikuar në shasinë e automjetit tip Ford-Kamionçinë, me targë: AA037LV.

Ndërkohë blutë e Vlorës Policia kanë nuisur hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)