Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi është kapur teksa transportonte 6 emigrantë nga Irani drejt Shkodrës ku më pas do të kalonin kufirin drejt Malit të Zi. Në pranga ka rënë i riu Olsi Elezi.
Ky i fundit u kishte kërkuar emigrantëve nga 300 euro secilit për t’i transportuar drejt Shkodrës. Arrestimi i tij, u bë i mundur vetëm pas një aksidenti në të cilin u përfshi. Automjeti me të cilin po transportonte emigrantët, u përplas nga 28 vjeçari Ervin Goduni, i cili po ashtu u vu në pranga për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Tiranë-Durrës. Ndërsa për pasojë i riu 19 vjeçar së bashku me një prej emigrantëve që transportonte, morën dëmtime të lehta.