Orgest Lena, 20-vjeç është arrestuar nga policia e Sarandës pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm, të cilët kishin si qëllim kalimin e kufirit. 

I riu u arrestuat në afërsi të fshatit Tatzat, në Delvinë duke transportuar me automjetin tip “Benz”, kundrejt fitimit, 10 emigrantë.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".