ITALI- Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi u kap me 14 kilogramë kokainë, me vlerë 2 milionë euro.
Policia financiare e Leço-s identifikoi të riun e dyshuar për përfshirje në trafik droge, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruat në automjetin e tij u gjet drogë. Siç shihet në videon e publikuar nga policia italiane, kokaina ishte e fshehur në pjesën e poshtme të sediljes së pasagjerit. Në dyshemenë e makinës, vendin “sekret” të shqiptarit, u gjetën 10 pako me “të bardhë” që peshonin 11 kilogramë.
Gjatë ushtrimit të kontrollit në shtëpinë e tij, policia zbuloi edhe 3 kilogram të tjera.
Deri në këto momente, emri i të arrestuarit nuk është bërë me dije, ndërsa sipas informacioneve të siguruara nga mediat “malli” ishte i një cilësie tepër të lartë.
Kokaina kishte si destinacion shpërndarjen në sheshet e Leçe-s dhe provincën e Como.
Po ¢'far<Leçe-s>? Shkruje <Leko> dhe je në rregull...
Përgjigju