'Tranzicioni i dëmshëm', trajneri Shehi për Champions-in: Dudelange s'është e dobët, largimet te Tirana pas Europës

Ekipi kampion i Shqipërisë Tirana prej 9 ditësh stërvitet në Turqi, për t’u bërë gati për ndeshjet në Champions League, por ndryshe nga zakoni i skuadrave shqiptare bardheblutë kanë ndryshuar shumë pak për Europën në merkato.

“Unë mendoj se tranzicioni vit për vit është i dëmshëm. Këtë vit jemi munduar dhe pothuajse kemi mbajtur të gjithë grupin, 80-90% të skuadrës,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Në intervistën për Report TV Shehi sqaron se Tirana nuk është e interesuar në merkato për lojtarët të cilët fliten në media si Ajeti, Siljanovski apo Meksi, ndërsa këmbëngul që kundërshtarin e Champions League, Dudelange, të mos e quaj të dobët.

“Në Champions nuk ka ndeshje të lehta. Kurrsesi nuk është një kundërshtar i lehtë, por nga ato që na peshkuan ne në vazo nga emri është më pak i forti. Që kur u hodh shorti ne shohim çdo ditë kundërshtarin, por ne do futemi siç i ka hije një ekipi kampion dhe duke e shijuar Champions, pasi ai nuk është vit për vit dhe gjtihmonë,”-deklaroi Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Në faqen e UEFA-s thuhet se Tirana ndeshjen pritëse të Champions-it nuk do e luajë në ‘Air Albania’, por në Elbasan. Kjo pasi stadiumi i kryeqytetit pritet të ndërrojë barin, por Shehi bëri optimist tifozët pasi ka të dhëna se situata mund të ndryshojë.

“Ne do donim që ndeshjet tona t’i luanim në Air Albania sepse ai është stadium me kushte moderne, i denjë për një ndeshje Championsi.Ne aty ndjehemi sin ë shtëpinë tonë dhe shpresoj që ndeshjen e kthimit ta luajmë aty,”-tha Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Shehi e pranon se për disa lojtarë ka interes nga ekipe të huaja, por mund të largohen vetëm pas kupave të Europës.

“Kurrsesi nuk do heqim dorë nga objektivi Champions për t’u future në bisedime zyrtare për lojtarët. Jemi koshient që lojtarët tonë janë në epiqendrën e ekipeve të huaja siç është Taulanti, Xhixha, Totre dhe Visari,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Ndeshjen e parë kualifikuese të Championsit në Luksenburg Tirana e luan më 6 korrik, ndërsa Dudelange e pret në Shqipëri më 12 korrik.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen