Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damilan Gjiknuri teksa ka folur në Sekretariatin e Kartës së Energjisë në takimin e katërt ndërkombëtar në nivel ekspertësh ka thënë se, tranzitimi i sigurtë i energjisë mbështet sfidat e Shqipërisë të përbashkëta që garantojnë një element mjaft të rëndësishëm si siguria e furnizimit.
“Tregu rajonal i energjisë është gjithashtu një parakusht për të organizuar tregjet e energjisë në një mënyrë më miqësore për mjedisin. Integrimi i kërkesës me rajonet më të mëdha tregtare, do të bëhet një faktor kusht kyç për përdorimin me eficencë të energjisë së prodhuar nga burimet e rinovueshme si uji, era dhe dielli”, theksoi z.Gjiknuri.
Ai sqaroi se qeveria është e angazhuar për të zbatuar një listë të masave ligjore dhe rregullatore të energjisë, të cilat janë të nevojshme për të krijuar një treg të energjisë elektrike. Këtu, vijoi ai, përfshihet zhvillimi i spot market dhe bashkimi i tregjeve rajonale, balancimi rajonal dhe alokimi i kapaciteteve në kuadër të bashkëpunimit rajonal.
“Masat parashikojnë heqjen e barrierave ekzistuese ligjore dhe rregullatore. Në bashkëpunim me konsulencën e Qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë po punohet për organizimin e tregut të një dite më parë (day ahead market) nëpërmjet Bursës Shqiptare të Energjisë Power Exchange (PX)”, nënvizoi ministri Gjiknuri.
Si një hap i rëndësishëm i këtij procesi të nisur tashmë do të jetë organizimi i tregut të përbashkët Shqipëri-Kosovë nëpërmjet Market Coupling duke krijuar mundësitë për zhvillime të një tregu rajonal.
“Synimi ynë është shfrytëzimi i pozicionit të rëndësishëm strategjik gjeografik që ka vendi për ta transformuar sistemin tonë në një qendër të tranzitimit të energjisë drejt lindjes dhe veriut në Europë, si edhe në një aktor të rëndësishëm në integrimin e këtij tregu jo vetëm në nivel rajonal si Ballkan Perëndimor, por edhe më gjerë, duke luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm rregullator në këtë treg”, tha Gjiknuri.
Traktati i Kartës së Energjisë luan një rol të rëndësishëm si pjesë e një përpjekjeje ndërkombëtare për ndërtimin e një baze rregullash të përbashkëta që forcojnë sigurinë energjitike dhe konkurueshmërinë e tregjeve në vendet e Euro-Azisë.
52 shtete të Evropës dhe Azisë kanë nënshkruar tanimë Traktatin e Kartës së Energjisë. Të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë anëtare individuale të traktatit ndërsa dokumenti është firmosur edhe prej Komunitetit të Energjisë dhe Euratom që e çon në 54 numrin e anëtarëve.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com