Një 21-vjeçar shqiptar është zënë në kufirin gjermano–holandez me një gjysmë kilogrami kokainë, teksa provonte me një taksi ta transportonte lëndën narkotike nga Roterdami për në Kassel, Gjermani.
 
Për udhëtimin 400 kilometra nga Roterdami për në Kassel ai kishte paguar taksistin holandez 450 euro. Në kufirin gjermano-holandez policët gjermanë kanë ndaluar automjetin për kontroll, ndërsa kanë gjetur 526 gram drogë të llojit kokainë.
 
“Kjo është hera e dytë që unë udhëtoj me të”, i ka thënë taksisti policisë, duke mos pranuar asnjë lloj fajësie. Vlera e “mallit” sipas medieve gjermane kap shumën e 34 mijë eurove. Shqiptarit i është shqyrtuar masa e paraburgimit, ndërsa taksisti është liruar. 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)