El Clasicco e programuar për javën e ardhshme me datë 26 tetor mes Barcelonës dhe Real Madrid nuk do të zhvillohet. Vendimi është marrë nga federata spanjolle e cila ka shkuar në këtë pikë pas trazirave që po ndodhin mes qytetarëve dhe policisë në rajonin e katalonjës.
Më herët u përfol ideja e ndërrimit të stadiumeve për të zhvilluar El Clasicco-n e parë në Bernabeu, por dy klubet të cilat kanë marrëdhënie jo fort të mira nuk kanë rënë dakord.
Për zhvillimet e reja në lidhje me këtë situatë do të mësohet më shumë të hënën kur federata të marrë një vendim.