TURQI - Të paktën 31 persona janë vrarë dhe 360 të tjerë kanë mbetur të plagosur në katërt ditë protesta të dhunshme në Turqi mbi fatin e qytetit kurd të Kobanit, të sulmuar nga xhihadistët e shtetit islamik në Siri.
 
Viktimat e fundit janë regjistruar mbrëmjen e vonë të një dite më parë gjatë përleshjeve midis grupeve rivale në provincën Gaziantep. Duke sfiduar një shtetrrethim nga ushtria, të paktën 20 persona u plagosën kur aktivistët pro-kurdë dhe kundërshtarët e tyre u përleshën me mjete të forta.
 
Policët e plagosur u dërguan në spitalin shtetëror për trajtim. Tre nga sulmuesit u vranë më vonë gjatë natës, ndërsa tre të tjerë u arrestuan pasi u përleshën me forcat e sigurisë.
 
Gjatë protestave në mbështetje të kurdëve sirianë në Kobani policia ka përdorur gaz lotsjellës, plumba gome dhe ujë me presion.
 
Më herët, gjatë ditës, 28 vetë u arrestuan pas një mosmarrëveshje midis një grupi të rinisë muslimane dhe studentëve në Univeristetin e Stambollit.
 
Policia arrestoi gjithashtu edhe 50 gra aktiviste që dolën në protestë kundër ISIS dhe mosveprimeve të qeverisë së Stambollit në luftë kundër shtetit islamik. Ndërkohë, presidenti turk, Recep Tajip Erdgan u zotua se nuk do të lejojë që procesi i paqes mes Ankarasë dhe rebelëve kurdë të sabotohet nga ato që ai i quajti ‘forca të errëta’ që po organizojnë përleshje në vend.

Në trazirat katër-ditore në Turqi kanë humbur jetën gjithsej 31 persona, konkretisht 11 në Diyarbakir, gjashtë në Mardin, pesë në Siirt, katër në Gaziantepu, si dhe nga një person në Batman, Mus, Van, Adan dhe Stamboll.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)