Në prag të sezonit turistik, ku pritshmëritë janë të mëdha për të ardhur sa më shumë turistë të huaj në Shqipëri, duket se trazirat politike kanë ndikuar negativisht pasi të huajt stepen për të kaluar pushimet në vendin tonë, madje operatorët turistik thonë se ka pasur anulime rezervimesh. Në kushtet kur vendi po përballet me protesta të dhunshme, për operatorët turistikë dëmin më të madh e pëson sektori i turizmit. Në një intervistë për Report Tv, operatori turistik Besnik Vathi thotë se fluks anulimesh ka pasur nga shtetasit izraelitë në muajin prill dhe në fillim të muajit maj. Kërkesa për anulime nuk kanë munguar as nga turistët perëndimorë. “Protestat kanë ndikuar goxha, sepse që nga moment i fillimit të tyre ne kemi pasur një rënie të kërkesës së turistëve me mbi 30-35% sa i përket ardhjeve” shprehet ajo.
Mungesa e një konsensusi politik dhe një situatë aspak të qëndrueshme në vend ka sjellë rënie të kërkesës së turistëve për të pushuar në Shqipëri. Drejtori i një agjencie turistike në kryeqytet Saimir Tresa thotë se rënia e kërkesave ka qenë më shumë se 30-35%. “Turistët izraelitë të cilët këtë vit kanë parashikuar shumë fluturime gjatë sezonit pranverë deri ën vjeshtë dhe filluan anulimet e para në muajin prill dhe në fillim të majit. Më shumë anulime rrezikohen nga turistët perëndimorë pasi ata janë më të ndjeshëm për situatën politike të një vendi”. Në 2018-n, vendin tonë e vizituan një numër rekord prej 5.93 milionë të huajsh, me një rritje prej rreth 16% në raport me vitin e mëparshëm, ndërkohë pritshmëritë këtë vit nuk janë aq të mëdha.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.8%
-
Jo
49.2%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2308
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor 2024, 20:35
-
Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë/ 37% e bizneseve kanë një borxh për të shlyer! Të vegjlit marrin hua për shpenzime të papritura, të mëdhenjt 'zhyten' për investime
19 Nëntor 2024, 22:34
-
SHIFRAT/ Fitimi bruto i bizneseve vjet mbi 3.4 mld euro! ‘Trofeun’ e merr turizmi, por bizneset prodhuese më fitimprurëse
9 Nëntor 2024, 18:27
-
Tatimet: Shtyhet deri më 20 nëntor afati i dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës së qirasë për vendushtrimin e aktivitetit ekonomik në e-Filing
25 Tetor 2024, 10:46
-
Qeveria me strategji të re/ S’ka më përjashtime nga taksat, mbështetja e bizneseve apo individëve do të bëhet me kompensime e financiare
6 Tetor 2024, 17:58
-
'Amnistohet' shkelja e parë e bizneseve, vetëm këshillim nga inspektorët jo gjobë! Ministrja: Kontrolle vetëm mbi bazë risku, ligji i vjetër ka lejuar abuzime
3 Shtator 2024, 17:22
-
'Amnistohet' shkelja e parë e bizneseve, vetëm këshillim nga inspektorët jo gjobë! Ministrja: Kontrolle vetëm mbi bazë risku, ligji i vjetër ka lejuar abuzime
3 Shtator 2024, 17:16
-
Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro
10 Gusht 2024, 09:06
-
Në 3 muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €
23 Prill 2024, 16:59
-
Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen
19 Prill 2024, 17:00
-
Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet
28 Mars 2024, 21:08
-
Janar-nëntor, të ardhurat u rritën me mbi 63 miliardë lekë! Euro preku importin, 3.6 mld lekë më pak të ardhura doganore
19 Dhjetor 2023, 17:16
bravo u qofte, burra shteti jeni.. vazhdoni keshtu se mire e keni.. Ti largojm edhe ato 5euro qe sjell ndonje turist.. kurre mos befshi prokopi te degjeneruar se se lat Shqiperin ta ngre koken..
PërgjigjuJa u ... Kina ate qe u ka bere koken O Berish Maloku o Lulqim shalngjituri e ty o Monik baxhe....
Përgjigju