Tre arsyet pse të huajt vijnë në Shqipëri, Italia ka numrin më të lartë të rezidentëve në vendin tonë

Studimi është një nga motivet kryesore që largon me dhjetëra të rinj nga vendi, për çdo vit. Por po ashtu studimi është një nga arsyet kryesore që po tërheq italianët drejt vendit tonë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në vitin 2019, rreth 20,5% e të huajve italianë që janë rezident në vendin tonë, kanë si motiv qëndrimi studimet. Ndërsa 61.9% kanë si arsye punësimin dhe në vend të tretë është bashkimi familjar. Konkretisht sipas të dhënave në fund të vitit të shkuar, në vendin tonë ishin 2753 shtetas italianë rezident në vend dhe praktikisht 500 prej tyre kanë arsye studimi.

Vendi i dytë me më shumë rezidentë në Shqipëri është Turqia me 1.730 persona, ku 64.2% janë për arsye punësimi dhe 33% për motiv bashkimin familjar. Dhe shteti i tretë me më shumë rezidentë është nga Kosova 1.703 persona, ku dominon arsyeja e bashkimit familjar dhe punësimi.

Ndërkohë të huajt që kanë leje qëndrimi këtu nga SHBA, dhe Kina kanë kryesisht arsye punësimi. Ndërkaq ata që janë me origjinë nga Irani kryesisht dominohen nga arsye humanitare.

Në fund të vitit 2019, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 13.507 banorë, nga të cilët 7.432 janë për punësim, 3.696 për bashkim familjar, 750 për studim dhe 820 janë për motive humanitare.

Ndërkohë referuar një raporti të INSTAT për vitin 2019, për ndërmarrjet aktive në vend, u hapën në total 549 ndërmarrje të huaja të përqendruara tek sektori i shërbimeve e konkretisht tek tregtia. Ndërsa në total në fund të vitit ne vendin tonë ishin 4.269 biznese me pronar të huaj.

Të huajt rezident në total për 2019 janë 13.507 banorë. Për punësim janë 7.432 banorë, për bashkim familjar 3.696 banorë, për studim 750 banorë dhe për motive humanitare 820 banorë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kemi gjetur Altin Lalën e ri', kush është lojtari që debutoi me Kombëtaren U-21 dhe u vlerësua nga trajneri

'Kemi gjetur Altin Lalën e ri', kush është lojtari që debutoi me Kombëtaren U-21 dhe u vlerësua nga trajneri