Tre barazime radhazi, Arsenali gafë për titullin e Premier League! 6 gola në Londër (VIDEO)

Tre barazime radhazi, Arsenali gafë për titullin e Premier League! 6 gola në Londër (VIDEO)

Goli i Odegard

Arsenali dhe Southampton barazuan 3-3 në javën e 32-të në Premier League. Mbrëmja e së premtes dhuroi gjashtë gola në "Emirates Stadium", teksa djemtë e Artetas shënuan dy gola vetëm në fundin e ndeshjes për të marrë një pikë. Tanimë me dy ndeshje më shumë se Manchester City ndjekës, Arsenal qëndron në krye me 75 pikë, pesë më shumë se djemtë e Guardiolës.

Ndeshja në Londër u zhbllokua pas vetëm disa sekondave, teksa Alcaraz shënoi golin e parë për "Shenjtorët". Në të 14 minutë ishte Walcott që përfitoi nga asisti i Alcaraz për rezultatin 0-2. Në të 20-tën, Arsenali shkurtoi me Martinellin, me pjesën e parë që u mbyll 1-2.

Në 45 minutat e dyta, Caleta-Car shënoi sërish për minutë duke e dërguar ndeshjen në 1-3. Vetëm në dy minutat e fundit, Arsenali shmangu turpin duke barazuar me Odegard dhe Saka. Me këtë një pikë, "Topçinjtë" marrin barazimin e tretë radhazi, duke komplikuar pozitat për titullin kampion, teksa ndeshjet e radhës i kanë kundër Manchester City-t dhe Chelsea.

Pas ndeshjes, trajneri i vendasve, Arteta u shpreh i kënaqur për reagimin e skuadrës dhe tha se i do më shumë lojtarët që stërvit. "Sigurisht, nuk jam i kënaqur me rezultatin. Ne i komplikuam gjërat shumë për veten tonë, por gabimet ndodhin në futboll, por mënyra se si reagojmë më bën të dua edhe më shumë lojtarët e mi. Ishte e pabesueshme, ishim jashtë loje, pësuam gola në mënyrë të shkujdesur, por në fund mund ta kishim fituar edhe ndeshjen. Kishim mundësi të mjaftueshme, por nuk ndodhi dhe jemi të zhgënjyer. Nuk mund të pësojmë tre gola, sepse kështu është shumë e vështirë të fitosh”, tha trajneri në një prononcim për “Sky Sports”.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kristjan Asllani i katërti, kush janë tre shqiptarët e tjerë që kanë fituar Serie A

Kristjan Asllani i katërti, kush janë tre shqiptarët e tjerë që kanë fituar Serie A