Tre fëmijët vranë dhe groposën të atin në Durrës, detaje si u zbulua kufoma! U gjurmuan tabulatet! Vëllai i viktimës hap dyert e mortit

Tre fëmijët vranë dhe groposën të atin në Durrës, detaje si u zbulua kufoma! U gjurmuan tabulatet! Vëllai i viktimës hap dyert e mortit

Foto: Hygerta (vajza) Pëllumbi (i ati, viktima) e Hysen Meta (djali) dhe vendi ku u gropos viktima, 23 shkurt 2024

1708725062_Screenshot15.jpg

Zbulohen detaje të tjera lidhur me krimin makabër të ndodhur në fshatin Shën Vlash të Durrësit, ku tre fëmijët, 25, 21 dhe vajza 19 vjeçe kanë marrë pjesë në vrasjen dhe më pas groposjen e babait të tyre, Pëllumb Meta në kasollen e bagëtive.

Kanë qenë kamerat e sigurisë të cilat kanë zbuluar lëvizjen e makinës së viktimës një ditë pas denoncimit, pikërisht më 14 shkurt që ka nxitur policinë të krijojnë dyshimet se nuk kishin të bënin me një rast zhdukjeje të zakonshme. Aq më tepër nga informacionet që kishin marrë 49 vjeçari nuk ishte person që humbte kontaktet me familjen.

Ndërkohë është bërë dhe gjurmimi i tabulateve telefonike dhe ka rezultuar se telefoni i viktimës ka qenë ende në ambientet e shtëpisë. Verifikimi i telefonit është bërë më 22 shkurt, pra 

Viktima është vrarë më 10 shkurt 2024 rreth orës 15:00, ndërsa 3 ditë më pas vetë ekzekutori, Hysen Meta ka bërë denoncimin për zhdukjen e tij.

Pasi e kanë ekzekutuar Hyseni dhe Hygerta janë përpjekur të fshehin gjurmët. Për këtë kanë kërkuar ndihmën e vëllait të vogël, Amarildo i cili ka ndihmuar dhe të hapë gropën ku kanë varrosur të atin, sipas policisë e cila zbuloi vrasjen, 13 ditë më pas, pikërisht më 23 shkurt duke arrestuar dhe 3 fëmijët.

Fillimisht krimi u mor përsipër nga vajza 19 vjeçare duke thënë se babai kërkonte ta fejonte pa dëshirën e saj me një emigrant në Itali, por dje pasdite pas disa orëve marrjes në pyetje Hysen Meta ka pranuar se ishte ai ekzekutori dhe secili prej fëmijëve ka shpjeguar rolin e tij dhe cfarë ka ndodhur. 

Si 19-vjeçarja, edhe vëllezërit kanë dëshmuar se shkak kanë qenë konfliktet e vazhdueshme në shtëpi që arritën kulmin me fejesën pa dëshirë të motrës së tyre. Policia konfirmoi se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një konflikt të çastit, por një plan të menduar nga dy fëmijët, Hygerta dhe Hyseni së bashku'

"Shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kanë deklaruar se motivi I vrasjes ka qenë konfliktet e vazhdueshme familjare që kanë pasur dhe nxitja e babait për një periudhë kohe që vajza të fejohej me një person pa dëshirën e saj" tha dje drejtori I policisë së Durrësit Skënder Hitaj.

Ndërkohë sot familja e vëllait të Pëllumb Metës hapi dyert e mortit për ti dhënë lamtumirën nga banesa e tij 49 vjeçarit që u vra nga fëmijët. Dy vëllezërit kishin banesat afër në Shënvlash. 

Shenim: Informacioni mbërriti në redaksi nga gazetarët Aldo Mustafa dhe Artur Korriku 


Lajmi kryesor:

'Ishte bërë i padurueshëm!’ zbardhet dëshmia e djalit që ekzekutoi të atin në Durrës: Planin e bëmë me motrën, e qëllova 4 herë! 19-vjeçarja: S’doja burrë, doja shkollë


S.G/M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'