Tre fshatra e Mamurrasit pa shërbim
shëndetësor:S’bëjmë dot as injeksion

Tre fshatra e Mamurrasit pa shërbim<br />shëndetësor:S’bëjmë dot as injeksion
Fshatrat Marvalake, Ferratrashe dhe Goleme të Mamurrasit nuk ka as ambulancë, as mjek dhe as infermier.
 
Ish ambulanca e kohës së monizmit u shkatërrua në fillim të viteve ‘90 dhe në vitin 1993 u ndërtua një dhomë e vetme në cep të rrugës që kalon përmes këtyre fshtrave që do të shërbente për ambulancë por ajo nuk u hap asnjëherë pasi nuk u lejua nga pronari i tokës.
 
Për të marrë ndihmën mjekësore apo dhe për një injeksion të thjeshtë banorët e këtyre fshatrave duhet të shkojnë në Mamurras duke bërë një rrugë nga 10-12 km, ndërsa për raste urgjencash duhet të udhëtojnë me dhjetra kilometra si në Laç, Fushë-krujë, Krujë apo dhe në Tiranë.

Këto tre fshatrat janë fshatrat që mund të jenë nuk e di se në çfarë vendi. Jo në fushë e në këtë farë terreni që ka. Por nuk ka asnjë zonë me probleme të tilla” thotë një banor.

Ndërsa një tjetër thotë se, “As ambulancë, as doktor asnjë gjë. Vijmë nga Mamurrasi kur kemi ndonjë hall. Ka pasur edhe raste kur kemi rrezikuar qoftë edhe për një injeksion të thjeshtë” shtoi ai.

Ankesat e banorëve deri më tani nuk janë marrë parasysh as nga pushteti vendor, aq nga pushteti qëndror.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan