Barcelona është rikthyer në krye të La Ligas. Katalanasit fituan 3-0 kundër Real Oviedos në "Camp Nou" dhe me 52 pikë rikthehet në komandën e La Ligas. Pjesa e parë u mbyll pa gola, por në fraksionin e dytë djemtë e Hansi Flick kaluan në epërsi me Dani Olmo në minutën e 52-të. Më pas ishte Raphinha që shënoi golin e dytë, ndërsa Lamine Yamal "vulosi" rezultatin 3-0. Katalanasit rikthehen në krye të renditjes, duke lënë pas Real Madridin me një pikë më pak.

S.Dh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
  • Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02

    Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?