La Liga spanjolle e futbollit zhvilloi këtë të diel dy ndeshje për raundin e 21-të. Sot gjithçka nisi me fitoren e Atletico Madridit kundër Mallorcas, ndërsa me fillim nga ora 16:15 Barcelona mposhti Real Oviedon duke u rikthyer në krye të renditjes me 52 pikë, një më shumë se Real Madridi.
Barcelona është rikthyer në krye të La Ligas. Katalanasit fituan 3-0 kundër Real Oviedos në "Camp Nou" dhe me 52 pikë rikthehet në komandën e La Ligas. Pjesa e parë u mbyll pa gola, por në fraksionin e dytë djemtë e Hansi Flick kaluan në epërsi me Dani Olmo në minutën e 52-të. Më pas ishte Raphinha që shënoi golin e dytë, ndërsa Lamine Yamal "vulosi" rezultatin 3-0. Katalanasit rikthehen në krye të renditjes, duke lënë pas Real Madridin me një pikë më pak.
Në "Metropolitano", Atletico Madridi nuk u kursye kundër Mallorcas duke fituar 3-0. Për miqtë në hije qëndroi Vedat Muriqi, teksa Marash Kumbulla nuk ishte i gatshëm për shkak dëmtimi. Djemtë e Diego Simeones kaluan në epërsi pas 22 minutave lojë me golin e 'gjigantit' Alexander Sorloth, ndërkohë që pjesa e parë u mbyll 1-0. Në fraksionin e dytë autogoli i David Lopez në minutën e 75-të bëri që vendasit të gjenin golin e qetësisë. Tre minuta para fundit ishte Thiago Almada që shënoi golin e tretë. Me 44 pikë Atletico Madridi mbetet në vendin e tretë në La Liga, ndërsa Mallorca me 21 pikë rrezikon mbijetesën.
La Liga, raundi 21:
E diel, 25 janar 2026
14:00 Atletico Madrid 3-0 Mallorca
16:15 Barcelona 3-0 Real Oviedo
Renditja:

Komente