Shërbimi Social Tiranë, Arsimit dhe Policisë së Tiranës, angazhohen për rritjen e bashkëpunimit për parandalimin e krimit përmes një marrëvehsje të nënshkruar këtë të premte në Tiranë.

Gjatë nënshkrimit të marrëvehjes të pranishëm ishin drejtues të këtyre institucioneve, Drejtori i Policisë Qarkut Tiranë Drejtues Ardian Çipa, Drejtoresha e Arsimit Tiranë Ajola Byzyka, Drejtoresha e Shërbimit Social Tiranë Ervis Rrahmani, drejtues të misionit Pameca IV si dhe përfaqësues nga Projekti Danez për parandalimin e krimit.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, u vendosën urat e bashkëpunimit dhe koordinimi midis tre institucioneve të lartëpërmendura, si dhe krijimin e grupeve lokale përmes dhënies së ndihmës sociale të atyre fëmijve në nevojë dhe edukimin e tyre në shkolla, me synim mos përfshirjen e tyre në aktivitete të paligjshme si dhe edukimin përmes institucioneve edukuese në drejtim të parandalimit të krimit në shkolla.

Qëllimi kryesor i implementimit të këtij projekti, i cili po zhvillohet për herë të parë në vendin tonë, do të jetë bashkëpunimi i tre institucioneve të lartëpërmendura, duke i siguruar fëmijve, të rinjve dhe familjeve e tyre që të bëhen pjesë e marrëveshjes së krijimit të grupeve arsim, shërbim social dhe polici, në një përfitim të përbashkët për të parandaluar sjelljet e pahijshme të të rinjve dhe evidentimin e familjeve me probleme ekonomike dhe sociale. 

ATSH