Shqiptari Ermal Meta u shpall mbrëmë fitues i Sanremos, ndërsa së bashku me Fabrizio Moro-n do të përfaqësojnë Italinë në ‘Eurovizion 2018’, që këtë vit do të mbahet në Portugali. Por në Portugali nuk do të jenë vetëm dy shqiptarë, Ermal Meta që përfaqëson Italinë dhe Eugent Bushpepa Shqipërinë.
/Shqiptarja.com
Gjithashtu në ‘Eurovizion 2018’ do të jetë edhe shqiptarja Eleni Foureira. Këngëtarja me origjinë nga Fieri do të përfaqësojë Qipron këtë vit në festivalin e muzikës Europiane. Kështu këtë vit nuk do të jetë vetëm një këngëtar shqiptar, por tre në ‘Eurovizion 2018’ duke vendosur një rekord për pjesëmarrjen.
d.b/shqiptarja.com










