Tre komisarët e vrarë në krye të detyrës

TIRANE - Për një periudhë kohore prej 7 muajsh kanë humbur jetën në krye të detyrës tre komisarë të policisë së shtetit. Më 13 shtator 2012 humbi jetën Adem Tahiraj me detyrë Kryekomisar i Shijakut, më 13 janar 2013 u sulmua gjatë një operacioni Musa Skura me post komisar i policisë së Matit dhe mbrëmjen e djeshme datë 24 shkurt 2013 një tjetër vrasje e rëndë ka tronditur kryeqytetin me ekzekutimin e oficerit të policisë në Drejtorinë e Policisë së Shtetit Dritan Lamaj.






dritan lamajDRITAN LAMAJ

POSTI: Oficer policie në Drejtorinë e Policisë së Shtetit
VRARE: 24 shkurt 2013


Ish shefi i komisariatit nr 6, Kryekomisari Dritan Lamaj i cili u ekzekutua me breshëri automatiku pasditen e djeshme datë 24 shkurt 2013, në një atentat mafioz të mirëorganizuar teksa po parkonte makinën pranë shtëpisë së tij. Sipas dëshmitarëve Lamaj u qëllua nga një makinë BMW me targa Durrësi.

Burime nga Policia bëjnë të ditur se 41 vjeçari me një karrierë 20 vjeçare në polici ishte kërcënuar me jetë për detyrën. Së fundmi mbante detyrën e oficerit të policisë në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Homazhet në 12: 30-13:30 ditë e sotme datë 25 shkurt. Policia bën me dije se vrasja ka ndodhur për shkaqe të detyrës.



musa skuraMUSA SKURA

POSTI: Komisar i Policisë së Matit
VRARE:13 janarit 2013

Musa Skura, 48 vjeç, baba i 3 fëmijëve u plagos gjatë një operacioni për arrestimin e disa të kërkuarve pasditen e 13 janarit 2013 rreth orës 18:35, Komisariati i Policisë së Matit, kishte organizuar një operacion, për të goditur një rast të shitjes së municioneve luftarake, me qëllim kapjen në flagrancë të autorëve të dyshuar në vendin e quajtur Përroi i Keçit në fshatin Suç. Gjatë operacionit njëri prej të rinjve, Fitim Alla qëlloi me automatik, duke plagosur Musa Skurën.

Sipas mjekëve plumbat kishin dëmtuar 5 organe duke e bërë gjendjen shëndetësore të Musa
Skurës shumë të rëndë. Mbrëmjen e 13 janarit, Skura u dërgua në Spital Ushtarak, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Pas konsultimeve më 15 janar u vendos dërgimi i tij drejt spitalit të Foggias në Itali për mjekim më të specializuar, ku dhe humbi jetën.

Të arrestuar janë Fitim Hashim Alla 19 vjeç, banues në fshatin Rripe të rrethit Mat, Vilson Petrit Milkurti 18 vjeç, banues në fshatin Suç të rrethit Mat. Edison Sinan Lleshi, 18 vjeç është i arrestuar dhe dyshohet për përfshirjen në veprimtarinë kriminale të shitjes së municionit luftarak, ndërsa është shpallur në kërkim djaloshi me inicialet A. Ll. 15 vjeç, që të dy nga fshati Dom, rrethi Mat. Po ashtu u shpall në kërkim e shtetasit Riza Xhemal Barçi, drejtues i mjetit furgon përmes të cilit është transportuar municioni luftarak.

Në seancën gjyqësore të vlerësimit të masës së sigurisë Fitim Alla, 19 vjeçari i cili akuzohet drejtpërdrejtë se ka qëlluar në drejtim të shefit të krimeve të Rënda, Musa Skura u shfajësua para gjyqtarëve duke thënë se “kam qenë i dehur dhe nuk mbaj mend”. Musa Skura ndërroi jetë në datë 21 janar në Foggia të Italisë.


adem tahiri logo e re ADEM TAHIRAJ
POSTI: Kryekomisar i Policisë së Shijakut
VRARE: 13 shtator 2012

Kryekomisar Adem Haxhi Tahiraj ka lindur më 1 shtator 1963, në Kërrnajë të Tropojë. Me banim në Tiranë është i martuar dhe babai i dy vajzave dhe i një djali, Tahiraj me arsim të lartë, ka një karrierë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, në radhët e të cilës ka punuar prej mbi 20 vite.

Si rezultat i përkushtimit profesional ka përmbushur me sukses detyra të vështira në strukturat e Policisë së Shtetit dhe për këtë në vitin 2008 ka fituar dhe Gradën Kryekomisar. Në momentin kur u vra mbante postin e shefit të Komisariatit të Shijakut.

Shefi i komisariatit të Policisë së Shijakut është vrarë me armë zjarri, pasditen e 13 shtatorit 2012, gjatë një operacioni për kapjen e një të shumëkërkuari në Katund Sukth, të Durrësit.

Ai humbi jetën në krye të detyrës dhe  trupi i tij prehet në varrezat e Dëshmoreve të Kombit.

Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët