Gjyqtarët dhe prokurorët nuk do të ndiqen penalisht edhe nëse deklarojnë kontaktet apo fshehin lidhjet e papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar, por thjeshtë do të përjashtohen nga sistemi. Pas mundësisë për të dhënë dorëheqjen në këmbim të ndërprerjes së procesit të kontrollit dhe përfitimit të një pagese kalimtare, njerëzve të drejtësisë u bëhet një tjetër lëshim për të stimuluar largimin e tyre, duke i përjashtuar nga përgjegjësia penale, sa i takon të dhënave të deklaruara në formularin për kontrollin e figurës.
/Shqiptarja.com










