Referendumi i kërkuar nga Partia Demokratike si rruga e vetme për miratimin e tre ligjeve të integrimit të Shqipërisë, është konsideruar "nё kundёrshtim me frymёn e pёrfshirjes" dhe e papërshtatshme për ndërtimin e dialogut në Shqipëri nga Komisioneri Europian për Zgjerimin, Stefan Fyle.

Qëndrimi i tij u bë i ditur nëpërmjet një deklarate të shpërndarë nga zyra e shtypit e Delegacionit të BE-së në Tiranë, sot në mbrëmje, rreth orës 19.00. 

Deklarata e plotë e z.Fyle, drejtuar medias:

"Mora shёnim, vendimin, e mazhorancёs qeverisёse pёr tё mbajtur njё referendum pёr miratimin e dy ligjeve dhe rregullores sё parlamentit qё kёrkohen pёr dhёnien e statusit tё vendit kandidat pёr Shqipёrinë. 

Unё e kam theksuar nё mёnyrё tё pёrsёritur se ligjet, dhe nё veçanti rregullorja e parlamentit, duhet tё aprovohen me konsensus mes opozitёs dhe qeverisё dhe pёr kёtё arsye ёshtё e vёshtirё tё kuptohet ky vendim qё ёshtё nё kundёrshtim me frymёn e pёrfshirjes.

Tё zgjedhёsh referendumin nё kёtё rast nuk ёshtё mёnyra se si ndёrtohet konsensusi ndёrpartiak. Kjo nuk mund tё jetё njё mёnyrё pёr tё anashkaluar mungesёn e bashkёpunimit mes qeverisё dhe opozitёs pёr agjendёn evropiane. Kjo nuk ёshtё mёnyra pёr tё plotёsuar kushtet e nevojshme.

Unё e kam theksuar nё raste tё ndryshme qё procesi i reformave tё lidhura mё procesin e integrimit tё Shqipёrisё nё Bashkimin Evropian duhet tё jetё i qёndrueshёm, i vetёmotivueshёm dhe i udhёhequr nga konsensusi. Vetёm njё dialog politik konstruktiv mund t’i çojё pёrpara reformat e nevojshme.

Unё i inkurajoj fuqimisht tё gjithё politikanёt shqiptarё tё gjejnё njё marrёveshje se si tё ecin mё tej me pёrmbushjen e reformave kyçe, qё janё thelbёsore pёr statusin e vendit kandidat pёr Shqipёrinё.".

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)