Tre medalje ari në kampionatin Europian, Calja: suksesin ja dedikoj shqiptarëve

Tre medalje ari në kampionatin Europian, Calja: suksesin ja dedikoj shqiptarëve

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja, arriti të marrë një rezulatat të mrekullueshëm në kampionatin Europian të peshëngritjes në Rumani, ai arriti të marrë tre medalje të arta duke shënuar një rekord të jashtëzakonshëm në karrierën e tij profesionale. 
Pas përfundimit të kampionatit ai i’a dedikoi këtë sukses familjes së tij dhe gjithë shqiptarëve.
“Jam shumë i lumtur. Suksesin ja dedikoj familjes, miqve dhe gjithë shqiptarëve”, u shpreh peshëngritësi shqiptar Briken Calja.
Shtangisti shqiptar fitoi tre medalje ari, një në stilin e shkëputjes, një në shtytje dhe një tjetër në dygarësh.
Ky është një sukses i rëndësishëm për peshëngritjen shqiptare pas periudhës së errët që kaloi me skandalet e dopingut.
Kjo është një meritë e madhe për Briken Caljan i cili është një nga peshëngritësit më të mirë shqiptar dhe suksesi i tij shënon një arritje shumë të madhe për Shqipërinë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Arben Malaj: Berisha, si babai që e rrit fëmijën dhe në fund e vret! Ja përplasja ime në një darkë me të dhe të shoqen

Arben Malaj: Berisha, si babai që e rrit fëmijën dhe në fund e vret! Ja përplasja ime në një darkë me të dhe të shoqen