Tre medalje të arta për Shqipërinë, rrëfehet për herë të parë Enkileda Carja: Aspak frikë në pedanë! Trajnerja Kalemi: Objektiv vendi i tretë për moshat U-20 në Europian

Peshëngritësja shqiptare, Enkileda Carja ia doli të siguronte pak ditë më parë tre medalje të arta në Kampionatin Evropian të të rinjve që u zhvillua në Chisinau në Moldavi.

15-vjeçarja Carja konkurroi në kategorinë e peshave 59 kg. Sportistja vendosi 3 rekorde absolute në të gjitha disiplinat, pasi fillimisht në shkëputje në provën e dytë realizoi 84 kilogramë, ndërsa me pas në shtytje po në provën e dytë realizoi saktë për 100 kilogramë.

Në dygarësh me 184 kilogramë, Carja rrëmbeu medaljen e artë me një tjetër rekord. Vlen të theksohet se vendi i dytë në dygarësh ishte 21 kilogramë larg. Ajo arriti një tjetër rekord europian si kampione e trefishtë me 5 rekorde europiane për moshat U-15.

Për herë të parë, Carja rrëfeu emocionet e garës dhe tre medaljeve të arta në Report Tv, për emisionin "Sol Live në Shqipëri" me gazetarin Andi Kapxhiu. Carja u shpreh se ndihet e lumtur, ndërsa nuk ka frikë për garën e radhës në Europianin U-20, edhe pse rivalet janë pesë vite më të mëdha. Së bashku me trajneren Eglantina Kalemi, sportistja duket me këmbë në tokë.

"Emocionet e para? Ndihem shumë e lumtur dhe duke qenë se jam stërvitur çdo ditë me zyshën, e prisnim këtë rezultat.  Mes shkollës dhe stërvitjes? Mundohem që mos lë pas dorë asnjë, flasim me trajneren dhe gjejmë kohën e duhur që asnjë mos jetë pas dore. I ndjek të dyja. Objektivat dhe pasioni? Gjithmonë, paçka moshës do vijoj të stërvitjem dhe do kem të njëjtim pasion duke u munduar të bëj më të mirën në çdo lloj gare", tha fillimisht Carja.

Si frymëzim, sportistja nga Elbasani ka Erkand Qerimaj.

"Frymëzimi? E nisa në moshën nëntë vjeçare dhe nuk e dija se çfarë sport ishte. Motra u fut para meje dhe më pas unë. Dua të bëhem si Erkand Qerimaj, sepse është një model, teknik, sjellje etj", vijoi 15-vjeçarja.

Gara e radhës për Carjan është në Europianin U-20 që do zhvillohet në Rumani pas pak javësh, me sportisten që duket me këmbë në tokë dhe pa frikë.

"Emocionet për përballjen me kundërshtare më të mëdha? Nuk kam frikë sepse stërvitem çdo ditë. Kur futem në pedanë dua të ngre më shumë se të tjerat", tha Enkileda Carja.

Eglantina Kalemi, trajnerja e peshëngritëses ka thënë se është bërë një punë e madhe gjashtë vjeçare për të mbërritur në këtë pikë.

"Është bërë një punë gjashtë vjeçare nga ne dhe Enkileda, kemi luftuar shumë për të qenë këtu. Enkileda e ka filluar këtë sport në moshën 9-vjeçare dhe ka qenë 1.27 metër e gjatë, ndërsa tani është 1.67 metër dhe një nga më të gjatat. Nuk ka asnjë lloj paragjykimi, sepse peshëngritja nuk të lë me shtat të shkurtër.

Tatuazhi me shqiponjë? E ka bërë për qejf, për të treguar se është një "shqiponjë", një shqiptare. Objektivi? Këtë vit Enkileda ka marrë pjesë në Botërorin U-17 që u zhvillua për herë të parë në Durrës, duke marrë dy medalje bronzi, teksa zuri vendin e tretë në shkëputje dhe dygarësh. Po punojmë për të arritur majat më të larta. Brezi i artë? Jam shumë e sigurt, kemi vajza dhe djem të tjerë që do jenë e ardhmja e peshëngritjes", tha Kalemi.

 Më pas trajnerja u ndal edhe te kushtet e punës dhe objektivat për të ardhmen.

"Infrastruktura? Kemi kushte optimale. Më shumë na duhet punë, por ka vend për përmirësim edhe te kushtet. Mund të shkojmë te medaljet Olimpike? Janë në një moshë të re, kemi një punë sistematike. Mund të jetë objektivi ynë në një të ardhme. Gara e ardhshme? Aktiviteti më i afërt është Europiani për U-20 në Rumani, Enkileda është pesë vite më e vogël se kundërshtaret dhe duam të jemi në treshen e sportisteve më të mira", tha Kalemi.

S.Dh/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI