Tre mënyra si të shmangim ndjenjën e urisë

Tre mënyra si të shmangim ndjenjën e urisë

Foto ilustruese

Uria është diçka që shumica e njerëzve përjetojnë në një moment ose një tjetër gjatë ditës. Por edhe pse normale në disa momente të ditës kjo ndjesi nuk iu duhet pasi mund të jeni duke ndjekur një dietë për të humbur peshë. Kështu që për të shmangur ndjenjën e urisë përdorni një nga metodat e mëposhtme.

1.Hidratohuni

Të pirit të një gote të madhe me ujë mund të ndihmojë për të shuar çdo dëshirë për të konsumuar ushqim. Nëse nuk doni të konsumoni thjesht ujë shtoni një fetë limoni ose një fije nenexhiku për ta bërë atë më tërheqës.

2.Shpërqëndrohuni

Shumë njerëz kanë tendencën të ndihen të uritur kur nuk kanë çfarë të bëjnë. Mundohuni të orientoni veten drejt veprimtarive që ju bëjnë të ndiheni produktiv ose që iu shpërqendrojnë.

3.Konsumoni shije menteje

Studimet kanë treguar se nëse lani dhëmbët ose konsumoni karamele ose çamçakëz pa sheqer ndjenja e urisë largohet. Shija intensive e mentes sinjalizon trurin se jeni të kënaqur. Përveç kësaj, shumica e ushqimeve nuk shijojnë po aq mirë saqë kur pastroni dhëmbët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf