Tre muaj nga vrasja e Ardian Nikulaj, anglezi i fundit i shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit u arrestua pak ditë më parë

 

19 prill 2023  - Biznesmeni Ardian Nikulaj u qëllua brenda lokalit të tij nga shtetasi portugez Ruben Saraiva, i cili ka pasur rolin e ekzekutorit. Edmond Haxhia nga policia dyshohet se është porositësi dhe organizatori i atentatit. Haxhia sipas policisë ka marrë hak për dajat, Elton e Klodian Lekstakaj, por pavarësisht kësaj, për dy vëllezërit, nuk ka ende asnjë provë që ti përfshijë direkt në ekzekutimin e Ardian Nikuljat, për gjakmarrje. Portugezi, Ruben Saravia ishte ekzekutori i planit, personi i shfaqur me motor dhe jelek fosforeshent i cili qëlloi për vdekje me 7 plumba biznesmenin Ardian Nikulaj, e ndërsa 4 britanikët e tjerë kishin rolin e vëzhguesit.

I pari mbërriti më 14 shkurt, portugezi Saravia, që në zonën e Lezhës u shfaq si turist. Ai ka qëndruar në shtëpinë e Haxhisë, në Kakarriq. Britanikët, mes të cilëve, çifti Harry Simson dhe Harriet Bridgeman, kanë ardhur njëri pas tjetrit në kohë të ndryshme, të gjithë nën kamuflimin e turistëve, por kanë mbledhur informacione mbi lëvizjet e Nikulajt. Një prej tyre Stiven Hunt ka qëndruar për disa ditë edhe në hotelin “Coral” në pronësi të Nikulajt, siç është edhe një moment i fiksuar në kamera, kur hyn natën në hotel dhe gjen rojën në gjumë. Hunt mendohet se ka arritur të depërtojë edhe në sistemin e kamerave të sigurisë së biznesit duke i dhënë grupit mundësinë të vëzhgojë në kohë reale lëvizjet e biznesmenit. 

I fundit i  shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit, Harry Simpson u arrestua më 7 korrik 2023 në Londër. Ai dyshohet se ka pasur rolin e vëzhguesit dhe ka informuar autorin për lëvizjet e viktimës.

Gjykata e Lezhës kishte caktuar për Harry Simpson, masën e sigurisë “arrest në burg”, për “Vrasja për gjakmarrje”, në bashkëpunim dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në Londër më herët janë arrestuar Edmond Haxhia, i dyshuar si porositës i vrasjes për hakmarrje, bashkë me Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe shtetasen Harriet Bridgeman, të cilët kanë pasur rol në vëzhgimin e biznesmenit për rreth dy javë para vrasjes.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Atentat në Balldren të Lezhës, vritet anëtari i fisit Lekstakaj, u qëllua teksa dilte nga marketi! Dyshohet për hakmarrjen e vrasjes së Ardian Nikulajt


S.G/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës