SHQIPNIJA E SHQIPTARVET VDEKJE TRATHTARVET PENDIMI NR. 2
Dy nga të rinjtë më aktivë të partis nacjonal-gënjeshtare, Ali Beluli dhe Agron Çorati u këthyen në gjirin e vërtetë, n’atë të Shqiptarizmit që ata i ndezi e të kapnin armët për shpëtimin e Atdheut. Porsi të rinj u mashtruan dhe u gabuan. Kur njeriu e sidomos i riu e kupton dhe e ndryshon rrugën e gabuar, ësht një tim për familjen dhe për shoqërin dhe prandaj me plot të drejtë shokët e rinj të Ballit përqafojnë te Aliu dhe Agroni ushtarët e shpëtimit të kombit. Këtu poshtë po botojmë fjalët e tyre. Flet Ali Beluli: “KOMUNISTA, Rruga që kini zënë juve, ka si përfundim rënimin e Atdheut t’onë. Juve vetë po i shifni frutet që partija juaj po jep: luftë vëlla me vëlla, shkatërim total i pasuris etj.
Mejtohuni mirë se kini llogari për t’i dhënë popullit që e kini vënë nënë thundrën t’uaj gjakësore. Isha edhe unë me juve, me juve për afro dy vjet, dy vjet me radhë i pashë poshtërsit t’uaja në çetën e Myslym Pezës. Kuve pretendonit se ishit të moralshëm, po ku qëndron morali moj shoqja Zyra Ferri? A po në dashurinë që ti bënje me Hamdi Durësin? Juve predikonit drejtësi po ku qëndron drejtësija more Kajo? A po n’ekzekutimin e Selim Dibrës pa të drejtë? Selimi i ekzekutua vetëm sepse ishte Zogust. Po me Rexhep Mezinin ç’pate o shoku Osman Vora? Rexhepi u ekzekutua pse ekuptoj që rruga e tij ishte e gabuar dhe kërkonte të largohej.
Të gjithë neve deshëm të largoheshin por koburja ishte gati, plumbi na priste, prandaj ishim të shtërnguar të qëndronim atje, në rrugën e tradhëtis”. Flet Agron Çorati: “SHOKË, Kam vepruar aktivisht në partin komuniste qysh nga themelimi i saj, duke besuar se bënim në realitet luftën për çlirimin e Atdheut, dhe për mëkëmbjen e një Shqipërije me të vërtetë Etnike. E në fakt kjo është aspirata e rinisë dhe e popullit Shqiptar. Sot ndërsa shumica dërmonjëse e popullit po mundohet të rindërtojë Shqipërinë mbi gërmadhat e regjimit të kaluar, pakica e drejtuar nga partija komuniste i ka dalë për zot çështjes antishqipëtare terrorit, anarkis, vëlla-vrasjes.
Edhe unë, si mijra të rinj Shqipëtarë të vëndit t’onë, i dhashë fund veprimtaris anti-shqiptare për të ndjekur rrugën e re të rimëkëmbjes, për krijimin e një Shqipërije zonjë mbi zonja. Sot gjëndja ka dalë e kjartë në sy të kujtdo: kush e don vërtet Shqipërinë nuk ka veçse të zgjedhë rrugën e arsyes e të Shqiptarizmit, kundër anarkis terroristike me markë të huaj. Ftoj të gjithë shokët të rieshtohemi krahas me patriotët e vjetër, në organizatën dobiprurëse, të BALLIT KOMBËTAR. Organizata e Ballit Kombëtar, nuk është ashtu si na paraqitesh prej drejtusve të partis komuniste: shikoje së afërmi, vërej qëllimet e metodat e saja e do të bindesh për të vërtetën. Me gjithë se në kondita të vështira, kjo organizatë është e para që filloj me ndërgjegje e këmbëngulje t’i shërbejë atdheut.
Balli Kombëtar kudo dhe si do, është dhe mbetet shërbyesja besnike e interesave t’Atdheut: faktet na tregojnë se po i del në krye misionit të sajë. Shqipërija sot po shkon drejt zbatimit konkret të parimeve të “DEKALLOGUT HISTORIK”. Balli Kombëtar DOKUMENTI I DYTË Shqiprija e Shqiptarvet Vdekje Trathtarvet PENDIMI Nr. 3 U-dorëzua, në fuqitë kombëtare të Korçës, çeta e Hysni Selcës e përbërë prej pesëdhjetë vetash, Hysni Selca, nga Gora e Pogradecit, vjetin e kaluar ka qënë inkuadruar ndër radhët e nacional-gënjeshtares dhe jashtë vullnetit të vetë ka marrë pjesë në veprime të ndryshme kundër nacionalistëve. Hysniu, me çetën e tij të përbërë prej 50 vetash, javën e kaluar kërkoi jo vetëm të falet por edhe t’i jepet mundësija që të shërbejë në radhët e fuqive Kombëtare për të shlyer atë q’i rëndon në shpirt dhe në ndëgjegje: tradhëtia.
Ky lloj pendimi gjeti ndër gjithë jo vetëm një mirëkuptim por edhe një farë kënaqësie të veçantë kur panë se të penduarve ju dha mundësija të radhitshin si shokë dhe si Shqiptarë krah për krah me luftëtarët e l i r i s për të ndarë së bashku peshën e vuajtjeve dhe të qëndresës për ballë atyre – me të cilët deri dje bënin pjesë që vazhdojnë akoma t’i shkakëtojnë vëndit dhe Kombit plagë dhe mjerime. Hysni Selca, me çetën e vet, në luftimet e spastrimit të këtyre ditve, është shquar aqë sa toi për-një-herësh besimin e humbur. Qytetarë të qosheve të fshehta dhe të ndyra! Merni kontakt me Hysni Selcën dhe shokët e tij për të ndëgjuar, me veshët t’uaj, ato që janë luajtur në kuris të miletit nga ana e atyre që kanë si moto “liri e popullit (!)...”. Mars 1944 BALLI KOMBËTAR
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 Nentor 2015
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)