Mos respektimi i kuotave gjinore në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 Qershorit, ka detyruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të gjobisë Partinë Demokratike me 5 milionë lekë të reja.
Për kreun opozitar ama, listat e reja në të cilat duket se mungojnë edhe gra që kanë shenjuar historinë e PD, janë ekipi i padiskutueshëm fitues. Sa përfaqësuese janë këto lista politikisht, për elektoratin demokrat, ky është një debat që ndoshta duhet të zhvillohet brenda strukturave të PD.
Ajo që ngre pikëpyetje, është se sa përfaqësuese e target-grupeve, shtresave të caktuara është kjo listë dhe çfarë mesazhi i jep Basha votuesve, mes tyre edhe grave, me listat që servir?
Në rastin konkret, mungesa e theksuar e kandidateve gra, së pari e distancon drastikisht PD nga dy partitë kundërshtare, qoftë LSI që kryeson qarqe të rëndësishme si Tirana me tre femra, qoftë edhe nga PS ku numërohen 58 kandidate gra në lista. PD ngelet kështu në rrethin e mbyllur të mungesës së alternativave dhe mundësive serioze për gratë, përmes modeleve që nuk i ka, që nuk i promovon. Për rrjedhojë, pa edhe një mesazh, pa një kauzë, pa një ofertë serioze politike ndaj tyre.
– Së dyti, vecse në shkelje të ligjit “Mbi barazinë gjinore në Shoqëri” dhe Kodit Elektoral, PD del kundër linjës së përpjekjeve të deritanishme për të forcuar barazinë gjinore në vendimarrje, për të cilën është bërë shumë, por që ende nuk mjafton. Mos harrojmë se nga 25 gra deputete në nëntor 2013 – para dorëheqjeve të ministrave deputetë – tani kemi 27 gra deputete nga 140 në total. Për herë të parë në historinë moderne të Shqipërisë, gratë përbëjnë 33% të kabinetit qeveritar: që nga gushti 2014, 7 nga 20 ministrat janë gra.
Duket se Basha nuk e ka marrë në konsideratë këtë aspekt, që përtej egoizmit politik të kryetarëve të partive, ka të bëjnë me atë se sa e gjejnë veten të përfaqësuar aty, votuesit/et shqiptarë.
-E treta dhe më e rëndësishmja, kjo listë ku gratë nuk kanë zë, ngre në publik perceptimin se lista e kandidatëve është ekskluzivitet i një njeriu që zgjedh kë të dojë, nga të dojë, pa asnjë lloj kriteri përfaqësues apo merite, ku gruaja si aktore e rëndësishme në demokraci, s’ka asnjë vlerë përpara preferencave, apo në rastin më të keq, interesave të vetë kryetarit.
Tek-tuk gjen ndonjë grua në listat e varfëra të PD, që ose vjen nga bota akademike, larg politikës aktive, ose ose njihet si besnike e kryetarit të partisë, më shumë se sa për ndonjë kontribut të qënësishëm në vendimarrjen e jetën publike.
Në listat e PD, figura e gruas shfaqet e papeshë politikisht, e injoruar socialisht, e flakur tutje te mentaliteti se “gruaja nuk bën për udhëheqje”. Por gjithmonë problemi më i rëndë mbetet ai politik:
Shqipëria ndodhet sot në kushtet kur ndonëse ligji “Mbi barazinë gjinore në Shoqëri” dhe Kodi Elektoral sigurojnë mbështetjen e nevojshme për veprim, zbatimi i kuotës gjinore 30% në fakt ende nuk është realizuar. Veprimi i Bashës për të servirur lista hermetike që nuk respektojnë parime të demokracisë si barazia, godet këtë sfidë të demokracisë sonë, aq sa sigurisht vë në dyshim edhe vlerat përfaqësuese të listës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com