TIRANE- Tre raste të dhunës në familje janë shënuar ditën e sotme. Në Lezhë policia arrestoi 36 vjeçarin pasi akuzohet se kishte goditur me mjete të forta në kokë bashkëshorten e tij, ndërkohë që në Korçë djali dhunonte prindërit e tij. Ndërsa në Devoll u mor në mbrojtje një 53 vjeçar.
Në Lezhë policia njofton se ka arrestuar Martin Markun, 36 vjeç nga fshati Spiten, pasi ka plagosur gruan duke e goditur në kokë me sende të forta. Policia thotë se 36 vjeçari ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërkohë që në Korçë dje pasdite është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasit me inicialet F.C, 58 vjec, P.C, 51 vjec. Sipas policisë djali i tyre, M.C, 29 vjeç banues në Korçë në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tyre. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqeso Korçë.
/Shqiptarja.com