Fërgesë me speca dhe gjizë
Përbërësit:
- 200 gr gjizë
- 3 speca jeshil
- 2 speca të kuq
- 2 domate
- 2 hudhra
- Vajë luledielli
- Kripë, piper i kuq
Përgatitja:
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Në një tigan me pak vaj kaurdisim specat e kuq dhe specat jeshile. Më pas shtojmë hudhrat dhe domatet e grira dhe pasi i kemi përzierë mirë, rregullojmë shijen me kripë e piper. Në fund hedhim gjizën dhe e lëmë fërgesën të lidhet, sipas dëshirës mund t'a fusim dhe në furrë për pak minuta.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)