Udhëzimi për hapjen e shkollave/ PD: I pazbatueshëm! 300 godina të dëmtuara nga tërmeti, si do ruhet distanca mes nxënësve?

TIRANË- Për Partinë Demokratike, protokolli për hapjen e shkollave, është i pazbatueshëm, duke e quajtur si një improvizim.

Nëpërmjet ish- deputetes, Albana Vokshi, demokratët akuzojnë qeverinë se nuk ka siguruar asnjë kusht që fëmijët të rikthehen në bankat e shkollës, duke qenë një rrezik serioz për përhapjen e COVID-it.

Vokshi ngre disa pyetje, sipas së cilës nuk kanë marrë ende asnjë zgjidhje edhe pse kanë mbetur më pak se 3 javë. Sipas PD-së, ende nuk janë ndërtuar rreth 300 objekte arsimore qe u shembën nga tërmeti dhe respektimi i distancës mes nxënësve është i pamundur në shkollat aktuale.

"Cili është plani i qeverisë për të sistemuar mbi 23 mijë nxënësit dhe mësuesit, që nuk kanë më një shkollë për shkak të tërmetit? Si do të bëhet shpërndarja e tyre në klasa për të garantuar distancimin, kur dihet se klasat janë të mbipopulluara edhe pa shembjen dhe dëmtimin e këtyre 300 objekteve arsimore", thotë mes të tjerave Vokshi.

Deklarata e plotë
Kur kanë mbetur më pak se 3 javë nga nisja e vitit të ri shkollor, qeveria nuk ka siguruar asnjë kusht për zhvillimin e mësimit të fëmijëve gjatë pandemisë së COVID 19. Situata bëhet edhe më kritike me shembjen dhe nxjerrjen jashtë kontrollit të mbi 300 objekteve arsimore për shkak të tërmetit të nëntorit të kaluar. Qeveria nuk e mbajti premtimin për t’i ndërtuar shkollat deri në shtator dhe tani me rrezikun e COVID 19 gjendja është alarmante.

Rreth 510 mijë nxënës dhe mësues janë të rrezikuar drejtpërsëdrejti nga infektimi për shkak të papërgjegjshmërisë së kryeministrit në ikje dhe ministreve të tij të paafta të arsimit dhe të shëndetësisë.  Cili është plani i qeverisë për të sistemuar mbi 23 mijë nxënësit dhe mësuesit, që nuk kanë më një shkollë për shkak të tërmetit? Si do të bëhet shpërndarja e tyre në klasa për të garantuar distanzimin, kur dihet se klasat janë të mbipopulluara edhe pa shembjen dhe dëmtimin e këtyre 300 objekteve arsimore.

Qeveria vazhdon të heshtë për këtë problem madhor, ku pasojat e tërmetit dhe të pandemisë rrezikojnë me mijëra nxënës dhe mësues, si nga ana shëndetësore, edhe nga pikëpamja e cilësisë së mësimdhënies.  Nga 11 bashkitë e prekura nga tërmeti, gjendja është shumë kritike në Tiranë dhe në Durrës, ku ndodhen më shumë se gjysma e shkollave të shembura dhe të mbyllura. Janë mbi 23 mijë nxënës dhe mësues që duhet të zhvendosen për shkak se qeveria nuk ndërtoi në kohë as edhe një shkollë të vetme.

Protokolli i sigurisë, i publikuar nga Ministria e Arsimit është me rregulla të përgjithshme dhe i pazbatrueshëm në pjesën më të madhe të shkollave. Në udhëzim nuk parashikohet fare se çfarë ndodh me klasën, me shkollën, nëse nxënësit apo mësuesit infektohen.  Prindërit, nxënësit dhe mësuesit janë të paqartë për orët e mësimit, për turnet në shkolla, si do të zbatohet distanca 1.5 metra e fëmijëve, çfarë do të bëhet për të garantuar kushtet higjeno-sanitare, në mënyrë që rinisja e mësimit të mos shndërrohet në një katastrofë shëndetësore.

Qeveria e Shqipërisë është e vetmja në Europë që nuk ka dhënë asnjë qindarkë shtesë për përballimin e pandemisë me rihapjen e shkollave. Fëmijët dhe nxënësit po çohen drejt një rreziku të paralajmëruar pa u siguruar të paktën distancimin social. Improvizimi i qeverisë së paaftë dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës mund të rezultojë në përhapje edhe më masive të virusit përmes shkollave, nëse qeveria nuk ndryshon qendrim dhe nëse nuk merr masa serioze.

Qeveria e ka për detyrë të ndërhyjë në mënyrë urgjente, jo vetëm për të siguruar shëndetin e fëmijëve dhe mësuesve, por për të garantuar mësimdhënie cilësore.  Dëmi i shkaktuar sot nga papërgjegjshmëria dhe paaftësia e qeverisë për të menaxhuar pandeminë në shkolla do të ndjehet për dekada me radhë. Fëmijët, të rinjtë, shoqëria jonë nuk meritojnë që vendi të rrisë një brez COVID për shkak të një qeverie të dështuar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BURRRI SHËMTUAR: 25/08/2020 19:16

    KJO ALBANA VOKSHI ME FYTYR B*TH LOPE KUJTON SE SHQIPTARËT NUK E NJOFIN QË ËSHTË KRYE HAJDUTE. E MENDON SE MUND TI GËNJEJ SHQIPTARËT SA HET TË DOJ KJO THITHLOP. HAROJE O HAJDUTE PUSHTETIN.

    Përgjigju
  • Vicifoli: 25/08/2020 17:11

    Arsimin e ban vec Flamur Noka .. ta shporrim Edvinin e te zgjedhim Noken Kryminister

    Përgjigju
    • Haha: 25/08/2020 22:10

      Noka vellai magjarit

  • ERP: 25/08/2020 14:23

    Ikni se na jeni ndyre ne kohe, qe kur ishit ne qeverisje. Ndersa tani vetem te jeni kundra cdo gjeje qe ben qeveria, por pa alfernative, vetem gam gam. Ne gjithe boten eshte kjo dileme o plehra, por te gjithe ekspertet thojne qe shkollat duhet te hapen. Ju cfare beni?!! Ne vend qe te jeni bashkepunues, te jepni alternativa, idera, vetem pellisni gjithe diten

    Përgjigju
  • Itelektualet: 25/08/2020 13:31

    PD vec PD mund ta zgjidhte punen e arsimit ne kohe pandemie, pa probleme e viktima. Si ka mundesi, kane ndonje ilac, zgjidhje ect?! Patjeter qe po, apo sikur e thote Lideri Shpirteror “Po dhe Po” nga Vici momes vet, Ka zgjidhje , Nuk shkojme fare ne shkolle dhe te gjithe marim provimet. Si? Nuk behet? Po ata kane nxjerre me nga 3 Diploma pa shkuar apo ditur te shkruajne, armata studentesh, jo me per 1 vit provime.

    Përgjigju
    • Tosi: 25/08/2020 14:05

      U be doktor shkencash Xhelal horri , manjaku seksual i bashkise kamze qe nuk ka mbaruar te mesmen ne Diber , ky eshte arsimi i Berishes, u be gjyqtare me kurs 3 mujor plepash Gruaja e Azem Hajdarit qe ishte kepucare ne profesion dhe pastaj beri tregti me gjyqet dhe u be milionere.

  • F-35: 25/08/2020 13:09

    Kjo duhet te jete e mallkuar! As politikane, as njeri, as femer. Cfare mbetet!

    Përgjigju
  • Tosi: 25/08/2020 12:52

    Shume shpejt do dale per zbatim drafti i hartuar nga gjithollogu i pd leshelis , Famulltari i dioqezes se shqupit prifti pastor imzot Dorian Telit barkderri i cili po punon intensivisht per ta dorzuar ne kohe .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal

Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal