Tre të arrestuar për shpërdorim donacionesh të Katedrales

Tre të arrestuar për shpërdorim donacionesh të Katedrales
Arrestohen tre persona të dyshuar për “ Shpërdorim të pozitës zyrtare ose i autorizimit dhe Përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës”

Pas hetimeve disa mujore, sot më 06 prill 2012, nën autorizimin e Prokurorisë Publike të Qarkut Prishtinë , Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka bërë arrestimin e tre personave ish zyrtarë të Bankës Kreditore- Filiali në Prizren.

Të dyshuarit janë arrestuar me dyshimin e bazuar se gjatë viteve 2005/2006, kanë kryer veprat penale “ Shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga neni 339 i KPK-se dhe Përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës nga neni 340 i KPK-së”.

Dyshohet se personat e dyshuar sa kanë qenë zyrtarë të kësaj Banke të cilët kanë përvetësuar një shumë prej 187.000. eurove, donacione të dedikuara për ndërtimin e Katedrales në Prishtinë.

Të arrestuarit janë :

A. D. - i lindur (1971)
A .K. - i lindur (1976)
H. B. – i lindur (1977)
Me autorizim të Prokurorit të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinës, tre të dyshuarve ju është caktuar masa e arrestit Policor.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës