Tre të preferuarit e Metës në Kushtetuese në rrezik! Muçi dhe Xhaferllari presin vendimin e Vetingut! Mister pse nuk zëvendësohet Vitore Tusha

Tre të preferuarit e Metës në Kushtetuese në rrezik! Muçi dhe Xhaferllari presin vendimin e Vetingut! Mister pse nuk zëvendësohet Vitore Tusha

Besnik Muçi, Marsida Xhaferllari dhe Vitore Tusha mund të mos jenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese gjatë vitit 2020. Besnik Muçi ishte renditur i fundit nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në një listë me tre kandidatë, depozituar në Presidencë. Çuditërisht, Presidenti Ilir Meta zgjodhi të renditurin e fundit me pikë, Besnik Muçin, i cili nuk i kishte mbyllur llogaritë me Vetingun. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, organi fundor i Vetingut, do të vendosë nesër nëse Besnik Muçi do të largohet për 15 vjet nga drejtësia apo do të vijojë të ushtrojë funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Disa ditë më parë, Report Tv publikoi parashtrimet e fundit të Komisionerit Publik, i cili kërkon në Kolegj shkarkimin e Muçit nga detyra, me argumentin se nuk justifikon pasuritë e deklaruar me të ardhura të ligjshme. Nëse nesër Kolegji i Apelimit konfirmon pretendimet e Komisionerit Publik, Besnik Muçi nuk do të jetë më anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Një javë më pas, në datën 27 nëntor, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, do të vendosë edhe për fatin e Marsida Xhaferllarit, e përzgjedhur nga Meta si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të mos marrë një vendim sa i takon Vetingut të Xhaferllarit, me argumentin se nuk e gëzon statusin e gjyqtares dhe se nuk është subjekt i ligjit të Vetingut. Xhaferllari i kërkon Kolegjit që të shpallë vendimin përfundimtar për kalimin nga ana e saj me sukses të procesit të Vetingut. Ndërkaq, trupi gjykues pranë Kolegjit, kryesuar nga Ardian Hajdari, Ina Rama relatore dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, do të shqyrtojnë dosjen e Xhaferllarit në 27 nëntor. Trupa gjykuese do të vendosë për shqyrtimin e kërkesës në seancë ose për rrëzimin e saj që në dhomën e këshillimit. Një vendim i tillë i mundshëm shkarkon automatikisht Xhaferllarin si anëtare e Kushtetues, pasi ligji për Gjykatën e Kushtetuese parashikon si kusht kalimin e Vetingut nga anëtari i kësaj gjykate.

Vitore Tusha ushtron aktualisht kompetencat e kryetares së Gjykatës Kushtetuese. Ditët e fundit, Tusha u rreshta në krah të Ilir Metës, duke njohur dekretin e tij për emërimin e Marsida Xhaferllarit dhe jo Arta Vorpsin. Më parë, Meta e propozoi Vitore Tushën si kandidate për kryetare të KLSH, por nuk u pranua nga Kuvendi. Zonja Tushe është emëruar në Gjykatën Kushtetuese në mars të vitit 2008. Mandati i anëtarit të Kushtetueses është 9-vjeçar, që do të thotë se Vitore Tushës i ka mbarur mandati që në muajin mars të vitit 2017. Megjithatë, ajo mund ta ushtrojë detyrën deri kur të zëvendësohet. Mbetet mister se pse deri më tani nuk është shpallur vakanca për zëvendësimin e Vitore Tushës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • birisha: 20/11/2019 14:02

    vitore tusha, pervec se e paafte edhe nje femer e keqe !!!

    Përgjigju
  • bbb: 20/11/2019 12:17

    Nuk ka lidhje per mister lexo ligjin dhe e merr vesh se pse nuk eshte zevendesuar. Emerohen sipas rendit kujt i ka mbaruar mandati i pari zvendesohet i pari. Mister eshte pse gjykata e larte nuk emeron antaret e vet ne kushtetuese.

    Përgjigju
    • SEPSE: 20/11/2019 21:44

      Gjykata e lartë nuk është formuar akoma

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër