1. Partia Demokratike nuk ka asnjë arsye reale për të mos hyrë në zgjedhje. (Ajo dhe partitë e tjera kanë hyrë në zgjedhje në kushte edhe më ekstreme kur vota shkruhej me plumb pushke dhe kur standardet zgjedhore ishin tmerrësisht të dobëta. Partitë kanë hyrë në zgjedhje në vitin 1991-1992, kur shqiptarët nuk dinin të votonin dhe numërimi i fletëve të votimit ishte procesi më i pamonitorueshëm. Partitë morën pjesë në zgjedhje kur shqiptarët nuk e njihnin ende demokracinë. Partitë hynë në zgjedhje në vitin 1997, kur plumbat fluturonin mbi kokën e atyre që rrinin në shtëpi, e jo më të atyre që numëronin vota. Media nuk kishte, hapësirat e denoncimit ishin inekzistente, policia përdorej dhunshëm nga qeveria dhe vëzhguesin ndërkombëtarë numëroheshin me gishtat e njërës dorë. Të mos hysh sot në zgjedhje kur ke hyrë në ’91-’92-‘97? Është ligji zgjedhor më i keq sot se atëherë? Është teknologjia dhe sistemi i kontrollit sot më i dobët se atëherë? Kjo është më shumë se sa ironike. E të mendosh pastaj për kostot që do të duhet të paguajnë shqiptarët e thjeshtë për këto kapriço politike.)
2. Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk mund të thotë sot pas 4 vjetësh qeverisje se gjërat e bëra gabim në drejtimin e shtetit janë bërë edhe me votat e saj për hir të koalicionit. (Konstatimi dhe ndjesa dy muaj përpara zgjedhjeve nuk e shfajësojnë. Thuhet sot se reformën në arsim e votuam për hir të koalicionit. Është një lloj sikur t’ju thonë: “Të dashur studentë-ju bëmë kurban të interesave tona politike për të qëndruar në pushtet”. Kjo nuk është e moralshme. E kur askush nuk pyet për moralin, a mund të kërkohet vota duke kritikuar vetveten se nuk ke bërë atë që duhet të bëje? Kjo Mea-culpa e LSI a do të mund të zhbëjë të gjithë atë dëm që vetë LSI pranon se ju është bërë një brezi të tërë studentësh? Nëse PS duhet të ndëshkohet për këtë ligj, duhet të ndëshkohet po aq edhe LSI.)
3. PS nuk mund të sillet arrogante ndaj LSI-së dhe PDIU-së dhe të mburret me reformat e kryera ose në tentativë për tu kryer, se me rreth 60 votat e saj nuk do të bënte dot asgjë. (Krenohet me reformën territoriale? E korrigjoi si deshi PDIU duke e kushtëzuar hartën sipas interesave të saj në disa zona kryesisht në jug. Nuk u arrit të bëhej konsensuale dhe u bë vetëm me votat e mazhorancës. PS erdhi në pushtet e po qëndron në qeveri për sa kohë Ilir Meta i lejon. Paaftësia politike për të siguruar e vetme shumicën e 71 votave, ja ka “kafshuar” PS-së pavarësinë e vendimmarrjeve. Kur ke pushtet të kushtëzuar, vendimmarrjen e ke të tillë, dështimet i ke të përbashkëta, sukseset po ashtu. Por qeveria nuk është e socialistëve nëse Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi nuk i japin kartonin jeshil. Ndaj është koha për sinqeritet marrëdhëniesh).
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com