Bosnje/ Punonjësi i një shkolle vret me pushkë automatike dy kolegë dhe drejtorin,më pas tenton të vetëvritet

Bosnje/ Punonjësi i një shkolle vret me pushkë automatike dy kolegë dhe drejtorin,më pas tenton të vetëvritet

Foto arkive

Tre punonjës të një shkolle të mesme u vranë të mërkurën në qytetin perëndimor të Bosnjës, Sanski Most, kur një punonjës tjetër qëlloi mbi ta dhe më pas bëri përpjekje të vetëvritej.

Zëdhënësi i policisë së kantonit Una-sana, Adnan Beganoviç, tha se paraditen e së mërkurës policia u njoftua se një burrë kishte hapur zjarr në shkollë me një pushkë automatike. Në mesin e të vrarëve është drejtori i shkollës.

Autori " u përpoq të bënte vetëvrasje dhe mbeti i plagosur rëndë", tha zëdhënësi Beganoviç, duke shtuar se i dyshuari u transferua për trajtim urgjent në qytetin e afërt të Banja Lukës.

Policia tha se po kryhen hetime rreth motiveve të mundshme të ngjarjes.

Shkolla nuk ishte rihapur ende për mësim meqë është periudhë e pushimeve verore.

Televizioni rajonal N1, duke cituar dëshmitarë, tha se sulmuesi, punonjës teknik, kishte një histori mosmarrëveshjesh me drejtuesit e shkollës. Agjencia e lajmeve Reuters nuk ishte në gjendje të vërtetojë pohimet e tilla.

Të shtënat masive janë relativisht të rralla në Ballkanin Perëndimor, i cili është i mbushur me armë që mbetën në duart e qytetarëve nga luftërat e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Sipas një studimi të vitit 2010 nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, në Bosnjën me rreth 3.5 milionë banorë, kishte rreth 750,000 armë të paligjshme në duart e qytetarëve.

Në korrik, një veteran lufte në Kroacinë fqinje qëlloi pesë persona, përfshirë nënën e tij në një shtëpi kujdesi për të moshuarit dhe plagosi gjashtë të tjerë. Në muajin maj të vitit 2023, në Serbi, një adoleshent hapi zjarr në një shkollë me armët e babait të tij, duke vrarë nëntë fëmijë dhe një roje shkolle, ndërsa një ditë më vonë një 20-vjeçar vrau nëntë persona dhe plagosi 12 në një qytet jo larg Beogradit. /voa/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive