Tërmet i fuqishëm në Greqi, çahen rrugët, dëmtohen banesat, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm ka goditur mbrëmjen e së enjtes Greqinë. Sipas IGJEUM, tërmeti është regjistruar rreth 40 kilometra larg ishullit grek Zakinos, magnituda ishte 6.8 ballë, ndërsa thellësia 17 km.

Tërmeti është regjistruar rreth orës 22: 54:44, ndërsa përpos lëkundjes së fuqishme 6.8 ballë janë regjistruar edhe një seri të tjera, por me magnitudë më të vogël.

Lëkundjet e këtij tërmeti përveç Greqisë janë ndjerë në Itali dhe Shqipëri. Në Greqi raportohet për dëme të shumta materiale, ndërsa ka shkaktuar panik te qytetarët që kanë dalë nga banesat duke kaluar natën jashtë.

Në Shqipëri nuk raportohet për dëme materiale nga tërmetet që janë ndjerë gjatë natës.

VIDEO nga tërmeti në Greqi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë