Tre tërmete të njëpasnjëshme në jug të Shqipërisë, ku ishin epiqendrat

Tre tërmete të njëpasnjëshme në jug të Shqipërisë, ku ishin epiqendrat

Ditën e sotme rreth 16 lëkundje sizmike janë shënuar në territorin e Shqipërisë. Tërmeti i fundit i ditës së sotme është shënuar në orën 19:11 në Leskovik. Ky termat ka qënë i shkallës 2.6 rihter në thellësin 8 km.

Po në Leskovik rreth orës 16:23, u shënua një lëkundje më e madhe e shkallës 3.7 rihter që është ndjerë në të gjithë qarkun e Korçës. Thellësia e këtij tërmeti ishte vetëm 2 km.

Tërmeti i dytë i madh që lëkundi jugun e Shqipërisë rreth orës 14:12  u shënua në zonën kufitare me Greqinë, rreth 11 kilometër larg Leskovikut. Shkalla e këtij tërmeti ishte 3.1 rihter.

Lëkundja e tretë që është ndjerë gjerësisht është shënuar në orën 13:51 po në kufirin shqiptaro-grek rreth 10 km larg Leskovikut. Kjo lëkundje sizmike ishte e shkallës 3.4 rihter.

Ndërkohë lëkundjet e tjera kanë qënë të vazhdueshme por nuk e kanë kapur shkallën  3 rihter.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë