Champions League, Superkupa e Europës , Botërori i Klubeve, fitore në ndeshjen e fundit dhe shumë rekorde të thyera. Viti 2019-të ka qënë magjik për Liverpoolin. Djemtë e Jurgen Klopp e mbyllën vitin kalendarik me një fitore të vështirë 1-0 ndaj Ëolves falë golit të Sadio Mane. 55 pikë në 19 ndeshje dhe një diferencë prej 13 pikësh nga vendi i dytë ndërsa nga 19 takime 18 janë fitore. Por 2019-ta për Liverpoolin ka qenë për tu vënë në korrnizë edhe për ndeshjet e luajtura në Premier League. Gjatë këtij viti skuadra nga “Anfield” ka grumbulluar 98 pikë si fryt i 31 fitoreve,5 barazimeve dhe vetëm një humbjeje në 37 ndeshje të luajtura.
“Jam shumë krenar për atë që futbollistët kanë bërë gjatë këtij viti. Na duhet të luftojmë me gjithçka kemi pasi jemi në gjysmën e sezonit” ka thënë tekniku Klop në mbyllje të vitit.
Në ndeshjet e javës së 20-të është rikthyer tek fitorja Manchester City. Jo pa vështirësi skuadra e Pep Guardiolës mposhti 2-0 në shtëpi Sheffield Utd. Golat u shënuan në pjesën e dytë nga Kun Aguero e De Bruyne. City vijon të mbetet në vend të tretë. /Përgatitit: Andi Kapxhiu/