Tre variantet e opozitës për KQZ

TIRANË - Gazeta "Shqiptarja.com" print publikoi sot tre variantet e mundshme të zgjidhjes së ngërçit në formatimin e KQZ-së.

1 - Rikthimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në momentin fillestar me Muhon në përbërje, në respekt të Kodit dhe mandatit 6-vjeçar të të gjithë anëtarëve të institucionit më të lartë zgjedhor.

2 - Riformatimin e plotë të KQZ, me tre anëtarë të mazhorancës, tre anëtarë të opozitës dhe me kryetar të zgjedhur me shumicë të cilësuar me 84 vota në Kuvend, por kurrsesi Lefterie Lleshi.

3 - Me këta 4 anëtarë aktualë të KQZ, vijimin deri në fund pa u plotësuar institucioni. PS s’dërgon asnjë emër me argumentin se nuk bëhet palë në shkatërrimin e zgjedhjeve të 23 qershorit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës