Nga Pusteci ku zhvilloi një vizitë për hapjen e sezonit të ri turistik, Presidenti Meta i pyetur për shanset për hapjen e negociatave, referuar tre vendeve skeptike, u përgjigj se ‘Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për sukses’.

Unë besoj se janë të gjitha mundësitë që vendi ynë të ketë sukses duke marrë një mesazh pozitiv. Këshilli i vendeve anëtare të BE-se në mbështetje të rekomandimit pozitiv të KE-se dhe për këtë të gjithë duhet të punojmë të angazhohemi për mirë për pritshmeritë jo vetëm të partnerëve tanë por edhe të këshilltarëve në mënyrën më të përgjegjshme dhe bashkëpunuese, jashtë cdo fryme konfliktuale dhe përjashtimi artificial.

Ilir Meta

Presidenti është pyetur nga gazetarët edhe për akuzat e opozitës se qeveria ka pranuar që në Shqipëri të ndërtohet një kamp për ish-luftëtarët e ISIS. Kreu i shtetit theksoi se askush nuk e cënon sigurinë kombëtare.

Askush nuk e cenon sigurinë kombëtare aq më tepër në prag të sezonit turistik

Ilir Meta

Pas akuzave të opozitës për këtë çështje, Kryeministria reagoi dje duke sqaruar se nuk ekziston asnjë lloj ideje, kërkese, plani apo mundësie për diçka të tillë.

Përsa i përket vizitës në Pustec, Presidenti Meta u prit nga autoritetet vendore dhe banorët, ndërsa përuroi çeljen e sezonit te ri turistik. Presidenti u shpreh ndër të tjera se disa dite nga pushimet verore do ti kalonte në liqenin e Prespës.

Disa dite nga pushimet e mia verore do ti bej ne liqenin e mrekullueshëm te Prespës. Kjo perle e natyres, destinacion atraktiv i turizmit, qe duhet vizituar

Ilir Meta

Ora 16:00
FOTO/ Presidenti Meta viziton Pustecin dhe fton turistët të shijojnë bukuritë natyrore të zonës