Tre vjet në NATO, Topi:
Shqiptarët e meritojne BE-ne

Tre vjet në NATO, Topi: <br />Shqiptarët e meritojne BE-ne
TIRANE- Presidenti i Republikës Bamir Topi përshëndet 3-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe i bën kujton politikës se kanë përgjegjësi direkte për marrjen e ftesës së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria e meritoi NATO-n, qytetarët shqiptarë e meritojnë BE-në. Përballë këtij vullneti unanim euroatlantik është përgjegjësi direkte e institucioneve politike për ta bërë këtë aspiratë një realitet të prekshëm, të merituar, të qëndrueshëm dhe afatgjatë.”- thuhet në urimin e Presidentit Topi i cili është publikuar sot paradite në faqen zyrtare, online, të presidencës.

Presidenti kujton se nëtarësimi u arrit me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të mëdha demokratike në Evropë, një mesazh i qartë inkurajimi në rrugën e konsolidimit të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës.

”Shpresat dhe pritjet e mëdha për një demokraci funksionale të bazuar në forcimin e institucioneve të pavarura kushtetuese, dhe një politikë me sjellje e vizion evropian, janë sfidat tona kryesore që burojnë nga qenia e jonë pjesë e familjes atlantike dhe një nxitje konkrete për të pasur të njëjtin bilanc pozitiv edhe në përpjekjet tona shtetërore e shoqërore për marrjen e ftesës së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.” nënvizon më tej presidenti Topi.

Për anëtarësimin në NATO presidenti vlerëson se suksesi kryesor u takon ushtarakëve shqiptarë “të cilët me aftësi profesionale, kurajo dhe korrektësi, arritën ta shndërrojnë sistemin e vjetër të mbrojtjes në një model të ri modern, në standardet e njëjta me vendet e tjera anëtare të organizatës.”
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Spalletti pas konfirmimit te Italia: Jemi në pikën zero, por e di se çfarë duhet të bëj

Spalletti pas konfirmimit te Italia: Jemi në pikën zero, por e di se çfarë duhet të bëj