TIRANE- Ekzekutimi mafioz i ish-nëndrejtorit të SHISH Isa Çopa në Durrës, sot e kësaj dite nuk ka asnjë emër për policinë, prokurorinë dhe vetë Shërbimin Informativ Shtetëror. Katër ditë më parë u mbushën tre vite, kur Çopa u ekzekutua me një plumb në kokë dhe më pas u gjet i djegur plotësisht brenda në makinën e tij tip “Opel Corsa”. Dosja hetimore vijon të qëndrojë e nxehtë në duart e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila prej një viti po zhvillon hetime në tre pista kryesore si ajo e vrasjes për shkak të detyrës, si pasojë e veprimtarisë agjentureske të viktimës kundër trafikut të Kokainës nga Kolumbia në portin e Durrës dhe veprimtarisë së tij në grumbullimin e infornmacioneve për skandalin e pronave në Hamallaj dhe gjirin e Lalëzit.