Tre vjet pas alarmit fillestar dhe shpalljes si pandemi, reagon OBSH: COVID-19 ende një emergjencë ndërkombëtare, kini kujdes!

Tre vjet pas alarmit fillestar dhe shpalljes si pandemi, reagon OBSH: COVID-19  ende një emergjencë ndërkombëtare, kini kujdes!

Tedros Adhanom Ghebreyesus

Tre vjet pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall Covid-19 si pandemi deklaron se ende jemi në gjendje emergjence globale dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Këtë të hënë, shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghereyesus tha se pritet të ketë një ulje të numrit të rasteve pozitive me covid-19 si dhe më pak raste tragjike në verë, por përsëri jemi të rrezikuar. Komiteti i urgjencës i Agjencisë së Shëndetit të OKB-së për COVID-19 u takua të premten e kaluar për herë të 14-të që nga fillimi i krizës.

Pas atij takimi, shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus "pajtohet me këshillat e ofruara nga komiteti në lidhje me pandeminë e vazhdueshme COVID-19 dhe përcakton se ngjarja vazhdon të përbëjë një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar (PHEIC). Tedros, tha se "pranon pikëpamjet e komitetit se pandemia COVID-19 është ndoshta në një pikë tranzicioni dhe vlerëson këshillën e komitetit për të lundruar me kujdes këtë tranzicion dhe për të zbutur pasojat e mundshme negative."

Edhe para takimit, shefi i OBSH-së kishte sugjeruar se faza e urgjencës së pandemisë nuk ka mbaruar, duke vënë në dukje numrin në rritje të vdekjeve dhe duke paralajmëruar se përgjigja globale ndaj krizës "mbetet e penguar".

“Ndërsa hymë në vitin e katërt të pandemisë, sigurisht që jemi në një pozicion shumë më të mirë tani se sa një vit më parë, kur vala e Omicron ishte në kulmin e saj dhe më shumë se 70,000 vdekje raportoheshin në OBSH çdo javë.” i tha ai komisionit në fillim të takimit të së premtes.

Tedros tha se shkalla javore e vdekjeve kishte rënë nën 10,000 në tetor, por ishte rritur përsëri që nga fillimi i dhjetorit, ndërsa heqja e kufizimeve të COVID-19 në Kinë kishte çuar në një rritje të vdekjeve. Në mesin e janarit, u raportuan pothuajse 40,000 vdekje javore nga COVID-19 - më shumë se gjysma e tyre në Kinë - ndërsa numri i vërtetë "është sigurisht shumë më i lartë", tha ai.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shkodranët në Eurovizion, si u krijua dyshja fituese! Gjetën njëri tjetrin në facebook: E nisën me aheng tani mbajnë kupën e festivalit të 63-të

Shkodranët në Eurovizion, si u krijua dyshja fituese! Gjetën njëri tjetrin në facebook: E nisën me aheng tani mbajnë kupën e festivalit të 63-të