Tre vjet pas shpërthimit të krizës së eurozonës, ekonomia gjermane duket se ka ngecur në vend dhe frika e rënies në recesion pjesën e dytë të vitit po vjen gjithmonë e në rritje.
Gjatë javëve të fundit, ekonomia më e madhe e Evropës ka pësuar një rënie të dukshme përsa i përket kërkesës së prodhimit, atij industrial, import dhe eksportit.
Ministri gjerman i Ekonomisë paralajmëroi se këto shifra, bashkë me rëniet e biznesit në muajt e fundit, rrisin "rreziqe domethënëse" përsa i përket ekonomisë së vendit. Të martën e ardhshme, të dhënat e produktit të brendshëm bruto, përsa i përket tremujorit të dytë pritet të ketë një rritje modeste prej 0.2 %.
Gjithsesi rreziku i recesionit përsa i përket gjysmës së dytë të vitit po rritet, kjo sipas ekonomistëve, të cilët shprehen se është e domosdoshme që monedha e përbashkët duhet të pësojë rritje nga fuqia ekonomike e vendeve anëtare.
"Ekonomia gjermane po humb vrullin e saj, për këtë nuk ka pikë dyshimi, dhe gjatë pjesës së dytë të vitit ajo do të vijë në rënie" u shpreh Joerg Kraemer, kryekonomisti i Commerzbank.
Ekonomia e Gjermanisë paraqitet më mirë se pjesa tjetër e eurozonës por rrezikon rënie sidomos pasi ekonomia Kineze po vjen gjithmonë e në rënie, u shpreh ai.
Gjermania është e njohur për rritjen e saj në mallrat e eksportit, por kriza e euros ka goditur edhe tregjet më të mëdha. Afërsisht 40 % e eksportit të vendit shkon për partnerët e saj në zonën e euros, ndërsa 60 % në vendet jashtë Bashkimit Evropian. Një ndër tregjet në rritje, aktualisht me 7 % të eksportit është Kina, por edhe ky i fundit po vjen gjithnjë në rënie.
(ed.ka/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com