Trebeshina: Ndoja ishte dembel, ja 
ç’me tha për prapaskenat e Lidhjes

Trebeshina: Ndoja ishte dembel, ja <br />ç’me tha për prapaskenat e Lidhjes
TIRANE- Procesverbali i datës 28 dhjetor 1953, ku dokumentohet marrja në pyetje në hetuesi e shkrimtarit Kasem Trebeshina në lidhje me njohjen që ai kishte me Mark Ndojën, është një tjetër dokument me interës në dosjen “Trebeshina”.  Para hetuesit ai dëshmon se njohja me Mark Ndojën ka qenë thjeshtë nga situatat e rastësishme, nga takimet në zyrën e “Letrarit të Ri”, në Lidhjen e  Shkrimtarëve, ku thotë se shpesh është kapur me të me fjalë për shka të pengesave që i hapeshin në Lidhje veprave letrare të Trebeshinës, apo në biseda të rastit me miq të tjerë të përbashkët.

Duket se Mark Ndoja ishte një personazh i vënë në rreth të kuq në këtë periudhë dhe Trebeshina kishte dijeni për këtë, ndaj para hetuesit ai kërkon të krijojë idenë se me të nuk ka pasur marrëdhënie dhe miqësi të afërt. Herë e kritikon si karakter, thotë se ishte dembel e merrej me biseda të kota, e mandej e akuzon për qëndrim jo të mirë politik. 

“Andrea Varfi më ka thënë se ka mësuar te jezuitët por nuk e di vendin po dhe Andrea më ka thënë se Marku ka bërë një artikull për Fishtën ku e mburrte Fishtën”, thotë diku në përgjigjet e tij para hetuesit Trebeshina. Ndërsa diku tjetër kujton edhe një porosi që i ka dhënë për të kunata e tij, gruaja e të vëllait Muzafer Trebeshina.

“Unë me Markun nuk takohesha më sepse Marku është simpatizant i formave antike dhe kishim gusto të kundërta. Pashë se Marku ishte dembel dhe llafazan dhe se kunata ime Gjenovefa Trebeshina që punonte në Komitetin e Partisë, më kishte thënë se ai rrinte me Gjon Dafën, jo njeri i mirë”.

Ndërsa në një tjetër përgjigje ai kujton një bisedë që kanë bërë lidhur me gegërishten dhe mundesinë për të qenë ajo gjuha zyrtare. “Në fund të muajit prill 1953, në zyrën time vjen Mark Ndoja dhe Kolë Jakova dhe u hap biseda rreth gjuhës. Marku thoshte që të lihen të dy gjuhët, gegërishtja dhe toskërishtja, ndërsa Kola ishte për gegërishten. Unë iu përgjigja ashpër të dyve dhe iu thashë se në rast se gegërishtja bëhet gjuhë zyrtare, unë do të bëhem një shkrimtar provincial dhe shkruaj në gjuhën time, prandaj mos diskutoni kot e na lini pa punë...”

 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)