TIRANE- Sigurimi i detyrueshëm i makinës brenda pak javësh është shtrenjtuar më se tri herë. Nëse në fillim të vitit tarifat ishin rreth 6 mijë lekë, sot në agjencitë e shitjeve çmimi ka arritur në 18.500 lekë për sigurimin vjetor. Ndërkohë, kompanitë e sigurimeve kanë hequr edhe diferencimin e mëparshëm sipas fuqisë motorrike të mjetit. Polica tani kushton njëlloj, si për një makinë me motor 800 kubikësh, ashtu edhe për një me motorr 3.000 centimetra kub kapacitet.
Rritja e tarifave erdhi pas presionit të ushtruar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), që mblodhi kompanitë e sigurimeve dhe u kërkoi urgjentisht të rrisnin çmimet, të paktën mbi vlerën e primit të rrezikut. Ky i fundit llogaritet nga AMF si vlera minimale e domosdoshme për mbulimin e dëmeve. Kjo ndërhyje erdhi pasi, në fillim të këtij viti, të gjitha kompanitë zbatuan ulje me mbi 50% të tarifave. Deri tani, në treg është vënë re se kompanitë e sigurimeve veprojnë në mënyrë të bashkërenduar me uljet dhe rritjet e çmimit, në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com