TIRANË- ‘Me fillimin e pandemisë së COVID-19 në disa prej tregjeve të fruta perimeve në kryeqytet nisi të zbatohej një protokoll i rreptë sigurie ku u instaluan dhe tunele dezinfektimi. Por sot ndonëse virusi i rrezikshëm është ende prezent, në tregje gjithçka duke se i është kthyer normalitetit, ku dhe tunelet e dezinfektimit nuk ekzistojnë më.”
E vetmja shenjë që na kujton se në vend virusi vijon të jetë prezent janë tabelat sinjalizuese me përmbajtjen "ruani distancën, respektoni sinjalistikën". Qytetarë pa maska dhe pa distancë është panorama që ofrojnë sot tregjet e fruta perimeve në kryeqytet.
Krahas tregjeve të fruta perimeve respektimi i masave anti COVD-19 duket se nuk gjen më zbatim as në shërbimin urban. Report Tv kreu një vëzhgim në disa prej linjave të autobusëve në kryeqytet ku shkelja e rregullave fillon që në stacione, ku qytetarët në pritje të urbanëve qëndrojnë të grumbulluar e të pa pajisur më maska mbrojtëse.
Edhe pse ishte një nga kushtet bazë të rifillimit të punës së linjave urbane mbajtja e maskave gjatë udhëtimit në autobusë duket se nuk respektohet nga të gjithë.
Por qytetarët nuk janë të vetmit shkelës pasi shpesh pa masa mbrojtëse dhe të papajisur me maska vihen re dhe shoferët e urbanëve apo faturinot. Aktualisht vendi ynë vijon të jetë në një situatë shqetësuese sa i takon luftës me COVID-19 , ku ende në fuqi vijojnë të jenë edhe masat ndëshkuese. Që prej hyrjes në fuqi të vendimit për mbajtjen me detyrim të maskave në ambiente të mbyllura, Inspektorati Shëndetësor Shtetëror ka gjobitur 52 qytetarë, shifër kjo që bie ndesh më atë çka evidentohet çdo ditë në vendin tonë.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.8%
-
Jo
26.2%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 4230
Lajme të tjera
-
Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës
25 Prill, 16:08
-
Vjen për herë të parë në Tiranë 'Festivali i Verës Merano', Veliaj: Histori suksesi për kryeqytetin, fokusi ynë të promovojmë produktet Made in Albania
25 Prill, 15:20
-
Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë për projektin
25 Prill, 12:51
-
Basketboll meshkuj/ Fillon faza play-off, Besëlidhja fiton ndaj Tiranës në ndeshjen e parë
25 Prill, 11:55
-
Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)
25 Prill, 11:32
-
'EXPO Albania', studioja e arkitektit amerikan Steven Hall fiton konkursin për ndërtimin e qendrës së re të panaireve
25 Prill, 10:32
-
U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin tek dera e burgut
24 Prill, 18:50
-
I burgosuri me karrocë largohet nga burgu i Shën Kollit: Faleminderit Zotit që ia arritëm kësaj dite
24 Prill, 14:18
-
Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën, përmbaruesi për Report TV: Çështja do hetohet në themel
24 Prill, 12:59
-
Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?
24 Prill, 10:02
-
FOTOT/ Nuk kishin firmat e nevojshme, Kryesia e Keshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës për thirrjen urgjente të mbledhjes
23 Prill, 21:24
-
‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë vetëm pak ditë në qeli! Detajet si u lirua nga paraburgimi
23 Prill, 15:26
jo cne?
Përgjigju