TIRANE- Tregtarët e tregut agro-ushqimor “Dinamo” në Tiranë janë përplasur sërish me Policinë e Shtetit dhe atë Bashkiake, pasi nuk janë lejuar të futen më në ambientet e tregut. Prej më shumë se një muaji tregu është mbajtur në rrethim në 24 orë nga policia. Deri më tani ata nuk kanë lejuar të futen furgonët që furnizojnë tregun me fruta e perime.
Kjo i ka detyruar tregtarët që në këtë kohë mallin që tregtojnë ta fusin në ambientet e tregut me qese plastike apo edhe me arka dore.
Tregtarët shprehen të bindur se do të vazhdojnë deri në fund me qëndrimin e tyre, pasi ky treg është e vetmja mundësi jetese për ta.
Në muajin gusht një grup i përbashkët Task-Force i ngritur nga prefektura, Bashkia e Tiranës dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, morën vendimin për mbylljen e tregut “Dinamo”, dhe zhvendosjen e tij në autostradë në tregun e Kasharit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO